Verona ia fal Bucit për lojën me Santianën, shkëmbejnë puthje të zjarrta çifti

Ylli Dervishaj i njohur si Buci është banori i kësaj jave që u eliminua nga spektakli më i ndjekur në vend “Big Brother VIP Kosova 2”.

Ai u përfol jashtëzakonisht shumë për lojën e tij, kryesisht të krijuar me Santianën.

Një dramë që la përshtypje romantike, e që implikoi edhe partnerët e tyre nga jashtë, ishte njëra prej temave më të komentuara të këtij edicioni.

E fejuara e Bucit, njëjtë si i dashuri i Santianës, me apo pa dashje u bën pjesë e formatit, madje që të dy prekën muret e shtëpisë.

Në mes dyshimeve për krisje të këtyre marrëdhënieve që Buci e Santiana kishin krijuar para hyrjes në BBVK2 me partnerët e tyre, dyshja vendosi të distancoheshin nga njëri-tjetri.

Madje se ka ruajtur raportet e shkëlqyera me të fejuarën e tij, Buci e vërtetoi edhe mbrëmë, ku menjëherë pas daljes nga shtëpia u pa në krahët e të dashurës, ku nuk munguan as puthjet të cilat edhe i shpërndanë me fansat e tyre.

 

Të tjera

Gjithçka

”Dashni dhe pabesi” përfundon rrugëtimin, vëllëzërit Loshi mes lotësh tregojnë si u ‘tradhtuan’

Në një zhvillim të papritur dhe zhgënjyes për adhuruesit e serialit të njohur “Dashni e Pabesi”, vëllezërit Loshi kanë ndarë lajmin se seriali ka përfunduar papritmas. Në një intervistë në emisionin SOL, aktori Imer Loshi duke rrëfyer ekskluzisht ka shprehur kritika të ashpra ndaj producentit për këtë vendim të njëanshëm, transmeton klankosova.tv. “Meqë erdhëm këtu, […]

Gjithçka

Starlinku i Muskut lidh fisin e izoluar me internet e pornografi

Ndërsa aksesi në internet ka padyshim përfitimet e veta, një fis i largët amazonian ka filluar të mësohet për disa nga anët negative të përdorimit të tij. Sipas Kombeve të Bashkuara, mbi 476 milionë njerëz indigjenë jetojnë në 90 vende të botës. Në shtator të vitit të kaluar, njerëzit Marubo – kasollet e të cilëve […]

Gjithçka

Tre vëllezërit, dy anash jetojnë në Zvicër, ky i mesit në Kosovë

Një fotografi është bërë virale kohët e fundit në internet me titullin “Tre vëllezërit, dy anash jetojnë në Zvicër, ky i mesit në Kosovë”. Sado që përahkrimi duket qesharak,  marrë parasysh situatën ekonomike në të cilën ndodhemi edhe mund të jetë e vërtetë. Cili është mendimi juaj për këtë foto