Leonard Ademaj, vëllai i Lirdonës së ndjerë, ka thënë se gjatë ditëve të fundit familja e tij është kontaktuar nga shumë njerëz, të cilët sipas tij “kanë ofruar të ndajnë informacione rreth vrasjes” së motrës së tij.
Ai thotë se kushdo që ka informata t’i ndajë ato me policinë dhe prokurorinë.
“Ju lusim që të gjitha informacionet që i posedoni t’i ndani me policinë dhe prokurorinë dhe jo me neve. Hetimet ua kemi besu atyre dhe presim drejtësi profesionale dhe të shpejtë nga ana e gjykatës”.