Sinjali sot raportoi për një aksident trafiku në rrugën ‘Bill Klinton’ në Prishtinë, ku vetura ka goditur një këmbësor. Viktima është dërguar në gjendje të rëndë në spital, ku i është ofruar ndihmë mjekësore.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Qendrës Klinike Universitare të Kosovës bëjnë me dije se viktima s’ka arritur t’i përballojë plagët e marra dhe si pasojë ka ndërruar jetë.
Sinjali mëson se viktima është Ferhat Bejtullahu, 63-vjeçar.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Sipas informacioneve që posedon Sinjali, shoferi që dyshohet se shkaktoi aksidentin është shoqëruar në stacion policor.