Vdekja e 34 vjeçares në hotel, shoqja e saj vjen me postim prekës

Mëngjesin e sotëm Kosova u trondit nga një rast tragjik që ndodhi në një hotel në komunën e Graçanicës.

 

Artila Kameri, 34 vjeçare nga Gjakova, dyshohet se humbi jetën pasi ka rënë nga kati i dytë i hotelit në të cilin po qëndronte me një mashkull.

 

 

Rastin për Periskopin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

 

Ajo tha se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

“Aktualisht policia në koordinim me Prokurorinë ka nisur dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore që do të ndihmonin hetimin dhe sqarimin e rastit, ndërkohë që trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion”, tha Ahmeti.

Kush është Artila Kameri?

Artila Kameri është një sipërmarrëse nga Gjakova e cila kishte në pronësi një sallon estetik në Gjakovë.

Pak më shumë se një muaj më parë, 34-vjeçarja kishte ndarë një pjesë të intervistës së saj në televizionin publik, ku ishte ftuar pasi kishte fituar vendin e katërt në kampionatin botëror të estetikës të mbajtur në Napoli të Italisë.

Vdekja e Artilës e ka lënë shumë të pikëlluar shoqën e saj. Ajo përmes një postimi e ka përkutjuar atë me fjalët me të ndjeshme.

“Sot humba një mike 💔

Vetëm një mike e dashur si ti më ka përkujtuar që çdo herë kam një mike afër për shkak të shpirtit. Prandaj mikja ime e mirë, unë sot kam diçka për të thëne, diçka që n’heshtje e kam thënë shpesh, diçka që në vete e kam përshpëritur: FALEMINDERIT nga shpirti që më fale miqësin tënde.Për fjalet e bukura që i mbaj në zemer… Do të më mungojnë bisedat tona. Faleminderit për  gjithçka shoqja ime!

Pusho në paqe Artila Kameri ❤️🤲”, ka shkruar shoqja e saj. /Gazeta10/

Të tjera

Lajme

LAJM I FUNDIT! Ndërron jetë në moshën 44-vjeçare ish-deputeti i Partisë Demokratike, Gerti Bogdani

Ndërron jetë në moshën 44-vjeçare ish-deputeti i Partisë Demokratike, Gerti Bogdani. Sipas informacioneve, shkak i vdekjes është arresti kardiak. Ai ishte gjithashtu kryetar i Unionit Ndërkombëtar të Rinjve Demokratë. Kush ishte Gerti Bogdani? Pasi mbaroi shkollën e mesme “Harry Fultz”, me rezultate të shkëlqyera dhe ‘Medalje Ari’, Gerti Bogdani vijoi studimet e larta në Universitetin […]

Lajme

E PA BESUESHME – Me çfarë kode komunikonin terroristët në Banjskë, si përfunduan në duart e Policisë së Kosovës disa prej tyre

Ndonëse një dron u kap nga njëri prej serbëve me uniformë të kamufluar ushtarake, vendndodhja e terroristëve në Banjskë, tashmë ishte zbuluar nga autoritetet e sigurisë të Republikës së Kosovës. Njëri nga pjestarët e grupit terrorist, duke kapur me dorë dronin inçizues Rreth orës 06:40 të mëngjesit në datën 24.09.2023, pajisjet elektronike të Policisë së […]

Lajme

Vetëm sot rreth 100 persona u konvertuan në fenë katolike, mes tyre edhe ish-rektori i Universitetit të Prishtinës

Vetëm gjatë ditës së sotme rreth 100 persona janë konveruqr në katolikë. Njëri nga ta, edhe profesori dhe ish-rektori i Universitetit të Prishtinë, Mujë Rugova.“Urimet më të përzemërta profesorit dhe ish-rektorit të universitetit të Prishtinës, z. Mujë Rugova! Profesor, Zoti iu bekoftë sëbashku me të gjithë ata e ato, që sot, më datë 11 shtator […]