“S’ke nevojë për qira”/ Detaje nga rasti i dhunimit në Prishtinë, pronari i banesës dyshohet se dhunoi 38-vjeçaren

foto ilustruese

Numri i rasteve të ngacmimeve, sulmeve e dhunës seksuale në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Zakonisht viktima janë gratë të cilat raportojnë në Polici se janë keqpërdorur seksualisht nga persona të panjohur, por shpeshherë të dyshuar janë edhe persona të afërm të tyre me të cilët kanë krijuar lidhje dashurie. Për një rast të tillë, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet, raporton Gazeta Sinjali.

 

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se një 38-vjeçare ka denoncuar në Polici një person, me të cilin ka bashkëjetuar për një muaj.

 

Të njëjtat burime kanë zbardhur detaje nga dëshmia e viktimës, e cila ka pohuar se i dyshuari kishte në pronësi një banesë që ajo zgjodhi ta merr me qira. Sipas saj, fillimisht ishin dakorduar për një shumë të caktuar për pagesën e qirasë, por më pas 52-vjeçari e ka detyruar që të kryejnë marrëdhënie seksuale së bashku dhe të mos paguajë me para.

Me shpresën që kjo situatë do të marrë fund, viktima ka hezituar ta denoncojë rastin në Polici qysh në fillim.

Si rezultat i denoncimit, njësitë policore kanë arrestuar të dyshuarin dhe të njëjtin e kanë shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar nga organet e hetuesisë.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunim’.

Të tjera

Lajme

E PA BESUESHME – Me çfarë kode komunikonin terroristët në Banjskë, si përfunduan në duart e Policisë së Kosovës disa prej tyre

Ndonëse një dron u kap nga njëri prej serbëve me uniformë të kamufluar ushtarake, vendndodhja e terroristëve në Banjskë, tashmë ishte zbuluar nga autoritetet e sigurisë të Republikës së Kosovës. Njëri nga pjestarët e grupit terrorist, duke kapur me dorë dronin inçizues Rreth orës 06:40 të mëngjesit në datën 24.09.2023, pajisjet elektronike të Policisë së […]

Lajme

Vetëm sot rreth 100 persona u konvertuan në fenë katolike, mes tyre edhe ish-rektori i Universitetit të Prishtinës

Vetëm gjatë ditës së sotme rreth 100 persona janë konveruqr në katolikë. Njëri nga ta, edhe profesori dhe ish-rektori i Universitetit të Prishtinë, Mujë Rugova.“Urimet më të përzemërta profesorit dhe ish-rektorit të universitetit të Prishtinës, z. Mujë Rugova! Profesor, Zoti iu bekoftë sëbashku me të gjithë ata e ato, që sot, më datë 11 shtator […]

Lajme

Dy kompani paguhen për ta kryer të njëjtën punë: Si po lobon Kosova në SHBA?

Dy kompanitë e kontraktuara për lobim në SHBA nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) e Kosovës kanë kontaktuar, në shumicën e rasteve, të njëjtët politikanë amerikanë për të diskutuar për çështjet e njëjta në po të njëjtat ditë. Avni Mustafaj – pronar i kompanisë Ambal LLC – dhe Afërdita Rakipi – pronare e kompanisë Afërdita […]