Shumica e vrasësve serialë e kanë pranuar se gjatë viteve të adoleshencës, i kanë shmangur festat dhe ngjarjet e tjera shoqërore
Vrasës lind apo bëhesh? Kjo nuk dihet, por ajo që është e sigurt është fakti se një vrasës serial ndikohet shumë prej rrethanave, sidomos në fëmijëri dhe adoleshencë
Nga se shtyhen vrasësit serialë të jenë të tillë? A janë ata të ndikuar nga ambienti në fëmijëri apo kanë lindur me karakteristika të tilla që i predispozojnë ndaj dhunës? Ja shenjat paralajmëruese të një vrasësi serial.
10. Abuzimi me alkoolin dhe drogën
Fëmijët që janë ekspozuar ndaj alkoolit dhe drogës në barkun e nënës mund të vuajnë prej defekteve serioze në lindje. Hapja e pakët e syve, vonesa në sjellje, një kokë dhe tru i vogël dhe probleme me sistemin nervor qendror, janë vetëm disa nga problemet me të cilat mund të përballen ata nëse ia dalin të mbijetojnë. Rritja në një shtëpi ku abuzohet me substancat narkotike mund të jetë edhe më negative. Problemet e sjelljes, dyshimi dhe ndjenja e pamjaftueshmërisë mund të jenë të dukshme që në moshë të vogël. Sipas statistikave të FBI-së, 70 për qind e familjeve të vrasësve serialë janë të lidhura me abuzimin e substancave narkotike.
9. Abuzimi psikologjik gjatë fëmijërisë
Shumica e vrasësve serialë janë abuzuar në fëmijëri. Sipas intervistave të të burgosurve të njohur si vrasës serialë, abuzimi emocional dhe neglizhenca mund të jetë një formë e abuzimit që kanë pësuar rreth 50 për qind e tyre. Këta persona janë poshtëruar shpesh dhe për këtë arsye ata janë të pandjeshëm dhe krijojnë barriera emocionale mes tyre dhe botës. Abuzimi emocional e shkatërron vetëbesimin e një fëmije dhe ia heq aftësinë të jetë i shoqërueshëm dhe të arrijë suksese akademike.
8. Ngjarjet stresuese në fëmijëri
Ngjarjet e dhunshme seksuale gjatë fëmijërisë kanë ndikim serioz në rritjen e një individi. Një vrasës serial i njohur është detyruar të vishet si vajzë në formë ndëshkimi. Të qenët dëshmitar i veprimeve të dhunshme seksuale mes anëtarëve të familjes ka efektin më të dëmshëm. Problemet vijojnë nga fëmijëria në adoleshencë, ku disa mund të jenë ndëshkuar për masturbim apo të jenë abuzuar seksualisht prej prindërve. Eksperienca të tilla krijojnë fantazi të dhunshme që vazhdojnë edhe në rritje.
7. Urinimi në shtrat
Edhe pse lagia e shtratit në vetvete është hequr si arsye e tendencave të dhunshme në të ardhmen e afërt, mendohet se mund të lidhet në një farë mënyre me mizoritë e bëra ndaj kafshëve. Nëse lagia e shtratit vazhdon edhe pas moshës 5-vjeçare, fëmija sillet ashpër me kafshët për të fituar krenarinë që i ka humbur prej veprimit të mësipërm. Rreth 57 për qind e vrasësve serialë urinonin në shtrat deri në moshë madhore.
6. Rritja në vetmi dhe izolim
Familjarët e vrasësve serialë të mundshëm janë zakonisht të distancuar nga njëri-tjetri. Marrëdhëniet e tyre nuk funksionojnë siç duhet. Këto familje priren të zhvendosen nga një vend në tjetrin. Fëmijët e familjeve që nxisin vrasës serialë bëhen të vetmuar. Ata tallen prej bashkëmoshatarëve, nuk kanë miq të ngushtë dhe nuk janë të dallueshëm nga shokët e klasës. Shumë shpejt fillojnë të vjedhin, të përdorin armë dhe të shfaqin agresivitet.
5. Fantazitë
Fantazitë e vrasësve serialë janë shpesh rreth kontrollit dhe dhunës. Në fakt, gjatë një kërkimi, u bë e dukshme se vrasësit serialë nuk mund të kujtonin fantazitë pozitive që kishin pasur në fëmijëri. Fantazitë e tyre ishin të dhunshme dhe nuk njiheshin prej të tjerëve, pasi i mbanin sekret. Përpara se një vrasës serialë të vrasë për herë të parë, fantazitë e tij përqendrohen në aktin e vrasjes.
4. Veprimet auto-erotike
Shumica e vrasësve serialë e kanë pranuar se gjatë viteve të adoleshencës, i kanë shmangur festat dhe ngjarjet e tjera shoqërore. Ata nuk kanë eksperimentuar si të gjithë adoleshentët e tjerë me moshatarët e tyre për aktivitet seksual. Më tepër kanë preferuar metoda të vetëkënaqjes. Pa asnjë strukturë të qartë të jetës shoqërore, vrasësit serialë nuk kanë mundur të krijojnë marrëdhënie seksuale normale.
3. Dëshira për të vëzhguar të tjerët fshehurazi
Në moshë të re, shumë vrasës serialë janë të interesuar në vëzhgimin e të tjerëve. Disa e fillojnë me veprime të padëmshme për të vazhduar me vjedhjen e shtëpive, përdhunim dhe vrasje.
2. Fantazitë me kafshët
Rreth 99 për qind e vrasësve serialë kanë pranuar se kanë filluar të bëjnë veprime të dhunshme me kafshët, përpara se të eksperimentonin me njerëzit. Për shkak se familjet e vrasësve serialë janë me probleme, prindërit nuk i vënë re këto sjellje të dhunshme. Mizoritë me kafshët janë një burim i rëndësishëm kënaqësie për vrasësit e rinj.
1. Dëmtimet fizike
Dëmtimet në kokë prej aksidenteve, vuajtje nga trauma në kokë gjatë abuzimit apo dëmtime në lindje, kanë lidhje me sjelljen e dhunshme dhe agresive. Rreth 70 për qind e vrasësve serialë kanë pësuar dëmtime në kokë në fëmijëri apo adoleshencë.
Foto NewsWeek: Vrasësit më të rrezikshëm amerikanë: John Wayne Gacy dhe Jeffrey Dahmer, Dennis Rader, Ted Bundy dhe Gary Ridgeway.