Shqipja mbi 6 mijë vjet e vjetër, klasifikimi ndërkombëtar ende i pakonfirmuar nga shkenca shqiptare

Nëse dikush kërkon të gjejë se cilës gjuhë i takon fjala “natë”, nuk është më ndonjë çudi që kjo t’i takojë shqipes. Arsyeja është shumë e thjeshtë: popullsia që e flet sot këtë gjuhë e ka ADN-në nga 6 mijë deri 8 mijë vjet më parë.

Reklama

Pas studimesh shumëvjeçare e me grupe të mëdha studiuesish ndërkombëtarë, edhe pse nuk dinë shqip, origjina e fjalëve të përbashkëta në të gjithë indoeuropianishten ka treguar, siç publikohet edhe në artikullin e fundit në Science, se mosha e shqipes, gjuhë krejtësisht më vete, është po aq e lashtë sa gjendja e përbashkët armenishte e greqishte e vjetër, së paku rreth 6 000 vjet më parë, shkruan rtsh.

Ndërsa për këto dy të fundit ka pasur një ndarje si gjuhë më vete nga ajo gjendje, përveç stadit si armenishte e vjetër dhe greqishte e vjetër, shqipja tregon një vazhdimësi që mund të thuhet pa frikë se gjuha e folur para 6 mijë vjetësh nuk është ndërprerë.

Studimi ka rezultuar se 161 gjuhët e familjes indoeuropiane fliten nga pothuajse gjysma e popullsisë së botës, por origjina e tyre dhe modelet e përhapjes janë të diskutueshme.

Në këtë realitet, vënia e një moshe më të qartë për shqipen e shqiptarëve e cila edhe në paraqitjen me pemë të gjuhëve indoeuropiane qëndronte pranë trungut, përveçse i ka siguruar studiuesit për etapat historike, jep mundësi për interpretime të reja gjuhësore.

Por, edhe pas këtij botimi, studiues e rrethe të lidhura me fenomenin në Shqipëri e kudo ku flitet shqip kanë vazhduar të jenë po aq kaotikë sa edhe në vitet e fundit me opinione e komente në rrjete sociale.

Kjo ka prekur jo vetëm diskutimet pseudoshkencore, por edhe ato zyrtare të akademikëve të cilët ende nuk janë shprehur mbi studimet e të huajve për shqipen e popullsinë që e ka folur atë më së paku 6 mijë vjet më parë.

Anashkalimi më i rëndësishëm është i dukshëm që nga shtatori: A do të ketë ndryshim apo plotësim në programet shkollore e akademike për zbulimin shkencor prestigjioz të të huajve për gjuhën tonë?

Të tjera

Kulturë

Arbër Krasniqi publikon këngën ‘Nan’ në Ditën e Gruas

Arbër Krasniqi ka publikuar këngën më të re të titulluar “Nan”. Kjo këngë plotë emocion e dhembshuri, flet për një dialog në mes të një fëmije të palindur dhe nënës. Tekstin e këngës e ka shkruar Vlersina Islami Kryeziu. Ndërsa kompozimin, orkestrimin, miksimin dhe masterin i ka bërë vet këngëtari, Arbër Krasniqi. Ne kitarë luan […]

Kulturë

Njihuni me Eva Qosen, një artiste mjaft e talentuar e që po i mahnit shqiptarët

Ndonëse e re në skenën muzikore, Eva Qose po arrin të ketë shumë sukses në hapat e saj të parë si këngëtare. Eva Qose, pas publikimit te nje video-je ku kendonte një pjesë te një nder këngëve qe na e ka bërë krenar vite  me radhe ”Trim mbi trima, Gjergj o Kastrioti”, ka marrë vemendje […]

Kulturë

“Kur dikush ta fyen njerëzillëkun bija ime, prishi krejt urat, digji tërë anijet”

Poezi nga Shqiptar Oseku   kur dikush të kërkon bukë ndaje koren e fundit me të bija ime më mirë të jeni bashkë pak të uritur se të ngopesh vetëm   kur dikush ta lyp një pikë ujë në orë zori shpije te pusi i oborrit nën man ka vite që është prerë ajo pemë […]