Serbia thotë se ka zbuluar arsenal armësh në një makinë me targa RKS

Autoritetet doganore në Serbi thanë se një makinë me targa RKS – Republika e Kosovës – kanë zbuluar dhe kanë parandaluar kontrabandën e një arsenali armësh, që sipas tyre, ishte fshehur në një makinë pasagjerësh.

 

Sipas një njoftimi, makina në të cilin ishin fshehur armët, u kontrollua nga doganierët serbë në pikëkalimin kufitarë në Merdarë, që lidh Kosovën me Serbinë.

 

Sipas doganës serbe, me makinën Audi A8 me targa të Kosovës, po udhëtonin dy pasagjerë nga kryeqyteti i Kosovës, Prishtina.

 

 

“Ndonëse të dy deklaruan se nuk kishin asgjë për të deklaruar përveç sendeve personale, doganierët vendosën të bëjnë një kontroll të detajuar. Më pas u zbulua një arsenal i vërtetë armësh nën karriget dhe nën kapakët e rrotave: 45 armë zjarri, 31 silenciatorë për armë zjarri dhe 367 fishekë”, u tha në njoftim e Doganës së Serbisë, raporton REL.

 

Autoritetet serbe thanë se doganierët kanë dorëzuar te policia dy personat që gjendeshin në këtë automjet “dhe kanë njoftuar prokurorin kompetent për veprime të mëtutjeshme”.

 

Ndryshe, autoritetet e rendit në Kosovë shpesh raportojnë se zbulojnë kontrabandë me armë dhe mallra tjera në zonat kufitare me Serbinë, kryesisht në veri të Kosovës, zonë e banuar me shumicë serbe.

Të tjera

Lajme

E PA BESUESHME – Me çfarë kode komunikonin terroristët në Banjskë, si përfunduan në duart e Policisë së Kosovës disa prej tyre

Ndonëse një dron u kap nga njëri prej serbëve me uniformë të kamufluar ushtarake, vendndodhja e terroristëve në Banjskë, tashmë ishte zbuluar nga autoritetet e sigurisë të Republikës së Kosovës. Njëri nga pjestarët e grupit terrorist, duke kapur me dorë dronin inçizues Rreth orës 06:40 të mëngjesit në datën 24.09.2023, pajisjet elektronike të Policisë së […]

Lajme

Vetëm sot rreth 100 persona u konvertuan në fenë katolike, mes tyre edhe ish-rektori i Universitetit të Prishtinës

Vetëm gjatë ditës së sotme rreth 100 persona janë konveruqr në katolikë. Njëri nga ta, edhe profesori dhe ish-rektori i Universitetit të Prishtinë, Mujë Rugova.“Urimet më të përzemërta profesorit dhe ish-rektorit të universitetit të Prishtinës, z. Mujë Rugova! Profesor, Zoti iu bekoftë sëbashku me të gjithë ata e ato, që sot, më datë 11 shtator […]

Lajme

Dy kompani paguhen për ta kryer të njëjtën punë: Si po lobon Kosova në SHBA?

Dy kompanitë e kontraktuara për lobim në SHBA nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) e Kosovës kanë kontaktuar, në shumicën e rasteve, të njëjtët politikanë amerikanë për të diskutuar për çështjet e njëjta në po të njëjtat ditë. Avni Mustafaj – pronar i kompanisë Ambal LLC – dhe Afërdita Rakipi – pronare e kompanisë Afërdita […]