Afirmiteti mes Ylli Dërvishit (Buci) dhe Santiana Malokut po vazhdojnë të komentohet si nga banorët brenda shtëpisë, por edhe nga publiku jashtë.
Së fundmi, dyshja gjatë një feste të organizuar në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova kanë bërë një vallëzim mjaft sensual në krahët e njëri-tjetrit.
Videoja e shpërndarë në rrjetet sociale, tregon momentin kur Santiana vendos këmbën në krahët e Bucit teksa kërcente dhe ai e mbanë atë.
@bigbrotherkosova Një vallëzim sensual mes Yllit dhe Santianës – Big Brother VIP Kosova 2 #BigBrotherVipKosova #BBVK2 #KlanKosova #artmotion ♬ original sound – Big Brother VIP Kosova
Madje, Santiana ka zgjedhur fjalët më të mira për t’ia dedikuar Bucit, bashkëngjitur edhe me disa ledhatime.
“Po mërzitesh se i ke pa njerëzit e tu bre ta ha zemrën. Mos u mërzit se aty i ke, a e pe të gjithë të dojnë, krejt po të përkrahin. Më i miri je, s’ka me pa më si ty asnjëherë”, i ka thënë Santiana pos tjerash Bucit.