Rast tronditës për familjen Shala në Rahovec, 3-vjeçari gjeti vdekjen para shtëpisë duke lozur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të dielën në mbrëmje në Rahovec, ku një fëmijë 3-vjeçar pësoi lëndime të rënda trupore dhe për pasojë vdiq pasi u dërgua në spitalin rajonal. Lajmin tashmë e ka konfirmuar edhe Policia, si dhe janë zbuluar detaje të reja, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas informacioneve të para, dyshohet se aksidentalisht një derë e hekurt e mbështetur në muri është rrëzuar dhe ka goditur fëmijën.

Humbja e djalit ka tronditur familjen Shala që jeton në qytetin e Rahovecit, thonë sinjalizuesit e Sinjalit.

3-vjeçari u dërgua me lëndime të rënda në spital nga prindi i tij, por fatkeqësisht nuk arriti të mbijetojë.

Nga Policia Rajonale në Gjakovë kanë bërë me dije se me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

“Në emergjencën e Spitalit Rajonal  Gjakovë  nga prindi është sjellur një fëmijë – viktimë mashkull kosovar i moshës tre vjeçar me lëndime të rënda trupore, ku mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjen e viktimës.”

Të tjera

Lajme

LAJM I FUNDIT! Ndërron jetë në moshën 44-vjeçare ish-deputeti i Partisë Demokratike, Gerti Bogdani

Ndërron jetë në moshën 44-vjeçare ish-deputeti i Partisë Demokratike, Gerti Bogdani. Sipas informacioneve, shkak i vdekjes është arresti kardiak. Ai ishte gjithashtu kryetar i Unionit Ndërkombëtar të Rinjve Demokratë. Kush ishte Gerti Bogdani? Pasi mbaroi shkollën e mesme “Harry Fultz”, me rezultate të shkëlqyera dhe ‘Medalje Ari’, Gerti Bogdani vijoi studimet e larta në Universitetin […]

Lajme

E PA BESUESHME – Me çfarë kode komunikonin terroristët në Banjskë, si përfunduan në duart e Policisë së Kosovës disa prej tyre

Ndonëse një dron u kap nga njëri prej serbëve me uniformë të kamufluar ushtarake, vendndodhja e terroristëve në Banjskë, tashmë ishte zbuluar nga autoritetet e sigurisë të Republikës së Kosovës. Njëri nga pjestarët e grupit terrorist, duke kapur me dorë dronin inçizues Rreth orës 06:40 të mëngjesit në datën 24.09.2023, pajisjet elektronike të Policisë së […]

Lajme

Vetëm sot rreth 100 persona u konvertuan në fenë katolike, mes tyre edhe ish-rektori i Universitetit të Prishtinës

Vetëm gjatë ditës së sotme rreth 100 persona janë konveruqr në katolikë. Njëri nga ta, edhe profesori dhe ish-rektori i Universitetit të Prishtinë, Mujë Rugova.“Urimet më të përzemërta profesorit dhe ish-rektorit të universitetit të Prishtinës, z. Mujë Rugova! Profesor, Zoti iu bekoftë sëbashku me të gjithë ata e ato, që sot, më datë 11 shtator […]