Rama: Nga 1 prilli, paga mesatare në Shqipëri 900€

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se muajin e ardhshëm, të moshuarit do të marrin 5 mijë lekë më shumë në pensionet e tyre. Pas mbledhjes së qeverisë foli për planin e pagave duke thënë se do të ketë rritje për disa kategori ndërsa synojnë që paga mesatare të arrijë në 900 euro.

“Tani më kemi në dorë një plan shumë ambicioz por njëkohësisht dhe të arsyeshëm për një rritje pagash e cila synon të mundësojë ndritjen në harkun e këtyre 2 viteve, pra 2023, 2024 të Shqipërisë në nivelin e lartë të rajonit. Synon të realizojë një target të një page mesatare prej 900 eurosh. Kjo do të thotë se jemi në kushtet e një mundësie të re, një mundësi që do ta shfrytëzojmë maksimalisht në të mirë të njerëzve, familjeve dhe pas rritjes së pagës minimale mund të shkojmë drejt rritjes të pagës mesatare. Do të kemi së shpejti rritje për një pjesë të shkallëzuar. Detajet do i diskutojmë pas aktit të miratimit që vjen brenda 10, 15 ditëve të ardshhme. Kemi thënë dhe do i qëndrojmë zotimit për rritjen e pagës së mjekëve dhe të infermierëve me 7% këtë vit,ndërkohë që mjekëve specialistë iu rrit me 50 mijë lekë.”,tha Rama./M.T/dritare.net

Të tjera

Lajme

Këto televizione e transmetojnë ndeshjen e sontme – pa pagesë

  Kosova debuton në sezonin e ri të UEFA Nations League në shtëpi ndaj Rumanisë. Ndeshja zhvillohet sonte nga ora 20:45 dhe mund të ndiqet live në RTK, Klan Kosova, si dhe Super Sport Albania.   Ekipi i drejtuar nga Franco Foda, trajneri gjerman që do të debutojë në ndeshje zyrtare në stolin e kombëtares […]

Lajme

Publikohen pamjet nga Prishtina ku mbeti një i vrarë dhe pesë të plagosur

Prishtina u trondit sonte nga të shtënat me armë zjarri në lagjen Aktash. Një person mbeti i vrarë dhe tre të tjerë u plagosën rëndë në një konflikt që eskaloi dhe përfundoi tragjikisht. Siç mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali si pasojë e të shtënave një person ka vdekur. Gazeta Sinjali mëson ekskluzivisht se i trupi i […]

Lajme

Fotoja zbulon skandalin e rëndë! Edukatorja mban djalin e vogël autik mes këmbëve

Një mësuese e shkollës fillore në Florida është arrestuar pasi dyshohet se kishte mbajtur një fëmijë autik 3-vjeçar të shtrirë në tokë, duke i fiksuar i shtrënguar kokën me këmbët e saj, duke i bërë mësim. Vilma Otero, 59 vjeçe, është akuzuar për abuzim të fëmijëve pasi një paraedukatore dëshmoi incidentin në klasën e saj […]