“Radio Dodona” e keni dëgjuar sa herë e keni lëshuar këngën “Mora fjalë”, por a e dini se i kujt është ky zë?

‘Mora fjalë’ quhet një nga këngët më të dëgjuara shqipe, sidomos, kur vijnë festat e nëntorit, apo, data 17 shkurt.

Ky projekt muzikor, interpretohet nga këngëtarja e madhe, Shkurte Fejza.

Mirëpo, në kanalin Youtube të këngëtares, para se të nis kënga, dëgjohet xhingla ‘Radio Dodona’, e cila është bërë pjesë e pandashme e këngës.

Kush e këndon ‘Mora fjalë’, nuk e nis pa xhinglën ‘Radio Dodona’, te minuta 0:57 e këngës.

Por, a e keni menduar se i kujt është zëri që e thotë këtë xhingël?

Syri mëson se zëri është i profesoreshës Mimoza Doko, e cila dikur ka punuar edhe në Radio Dodona dhe njihet për një karrierë të bujshme, qoftë në gazetari, qoftë si profesoreshë universitare.

Profesoresha Doko, tregoi se sonte e mësoi për herë të parë që xhingla me zërin e saj, është pjesë e këngës së Shkurtës.

“Nuk e kam ditur, por, tash që e kuptova, është vërtetë emocion i madh që zëri im është përkrah zërit të një këngëtare të madhe” tha ajo.

E pyetur se a e ka takuar ndonjëherë këngëtaren Shkurte Fejza, ajo tha që jo, por, do donte ta takonte padyshim.

“Po të më jepet mundësia për ta takuar, do ishte shumë kënaqësi, por, unë jam aq pak në atë këngë që sfumohet nga zëri i saj, zëri im” përfundoi ajo.

 

Të tjera

Gjithçka

”Dashni dhe pabesi” përfundon rrugëtimin, vëllëzërit Loshi mes lotësh tregojnë si u ‘tradhtuan’

Në një zhvillim të papritur dhe zhgënjyes për adhuruesit e serialit të njohur “Dashni e Pabesi”, vëllezërit Loshi kanë ndarë lajmin se seriali ka përfunduar papritmas. Në një intervistë në emisionin SOL, aktori Imer Loshi duke rrëfyer ekskluzisht ka shprehur kritika të ashpra ndaj producentit për këtë vendim të njëanshëm, transmeton klankosova.tv. “Meqë erdhëm këtu, […]

Gjithçka

Starlinku i Muskut lidh fisin e izoluar me internet e pornografi

Ndërsa aksesi në internet ka padyshim përfitimet e veta, një fis i largët amazonian ka filluar të mësohet për disa nga anët negative të përdorimit të tij. Sipas Kombeve të Bashkuara, mbi 476 milionë njerëz indigjenë jetojnë në 90 vende të botës. Në shtator të vitit të kaluar, njerëzit Marubo – kasollet e të cilëve […]

Gjithçka

Tre vëllezërit, dy anash jetojnë në Zvicër, ky i mesit në Kosovë

Një fotografi është bërë virale kohët e fundit në internet me titullin “Tre vëllezërit, dy anash jetojnë në Zvicër, ky i mesit në Kosovë”. Sado që përahkrimi duket qesharak,  marrë parasysh situatën ekonomike në të cilën ndodhemi edhe mund të jetë e vërtetë. Cili është mendimi juaj për këtë foto