Big Brother VIP Kosova ka arritur të ketë një vëmendje të madhe edhe në këtë edicion të dytë që ka nisur tash e disa javë.
Banorët e shtëpisë më të famshme në Kosovë janë kthyer ndër personazhet më të komentuara në media rozë.
Por, befasitë nuk kanë të ndalur dhe një e tillë banorët dhe publikun i pret edhe nesër në ‘Prime’-in e së hënës.
Faqja zyrtare e Big Brother VIP Kosova në Instagram ka njoftuar se nesër (11 dhjetor) e pranishme do të jetë edhe reperja e njohur shqiptare, Melinda.