Produkti i preferuar i shqiptarëve – Ilaç per mëlçinë, kockat dhe zemrën

Hirra është lëng si ujë, në ngjyrë të gjelbër shumë të çelur, që del kur pritet qumështi a kur kullojmë djathin e njomë ose që e nxjerr kosi pasi mpikset.

Ka disa lloje: Hirrë e zier. Hirrë qumështi. Hirra e djathit (e kosit, e gjizës). Duke qenë se shumë njerëz nuk janë në dijeni të vlerave ushqyese të shumta që ajo mbart, e hedhin pasi kullojnë gjizën ose djathin.

Ky nënprodukt i qumështit përmban proteina, laktozë, minerale (kalcium, fosfor, magnez, zink), vitamina (B2, B6, B12, C, K), aminoacide dhe yndyra të shëndetshme.

Mineralet mbrojnë qelizat dhe parandalojnë një sërë sëmundjesh, si tensionin e lartë të gjakut, goditjen në tru dhe sulmin në zemër. Proteinat parandalojnë osteoporozën, rregullojnë nivelet e kolesterolit, parandalojnë formimin e pllakës bakteriale në dhëmbë, rrisin masën muskulore, forcojnë sistemin imunitar, lehtësojnë stresin dhe rigjenerojnë mëlçinë.

 

Mëlçia është organi i vetëm në trup që ka fuqinë e rigjenerimit. Ky organ kryen një sërë funksionesh të rëndësishme në trup, për ta mbajtur atë të shëndetshëm.

Studime të ndryshme kanë treguar se përbërësit e nxjerrë nga hirra, sidomos proteinat e hirrës, kanë veti mikrobiale dhe antivirale, forcojnë sistemin imunitar, mund të mbrojnë nga sëmundjet kardiovaskulare dhe rrisin performancën e aktivitetit fizik.

Hirra rekomandohet gjithashtu për rënien në peshë duke qenë se proteinat e saj ndihmojnë për t’u dobësuar dhe rritur masën muskulore. Përveç kësaj, ajo ju jep ndjesinë e ngopjes duke ndikuar tek nivelet e hormoneve që ulin oreksin.

Dikur hirra ka qenë pija e preferuar nëpër bujtina apo kafene. Mesatarisht prej 10 litra qumësht fitohet një kilogram djathë dhe nëntë litra hirrë.

Mund të thuhet me siguri që hirra është po aq e shëndetshme dhe e këshillueshme për t’u konsumuar sa dhe qumështi, kosi apo dhalli.

 

 

Të tjera

Interesante

Mos e lexoni këtë shkrim, nuk ia vlen!

Në fakt, ia vlen t’i lexosh këto fjalë të çmuara “Pleqëria është si dimri, nëse e ke kaluar mirë rininë, dimri të duket i butë.” “Pleqëria është vlera e të jetuarit gjatë.” “Në pleqëri, njeriu mbledh frytet e jetës së tij.” “Pleqëria nuk është fundi, por një kapitull i ri i jetës.” “I urti në […]

Interesante

Pse duhet të vendosni folie alumini në dorezat e dyerve sa herë që largoheni nga banesa?

Letra e aluminit, një pjesë e domosdoshme e çdo kuzhine për dekada, është shndërruar në një mjet të pazakontë për të përmirësuar sigurinë e shtëpisë. Përveç përdorimit kryesor për pjekje, ruajtjes së ushqimit, interneti po zhurmon për rolin e saj të ri si një parandalues psikologjik për hajdutët e mundshëm. Kjo qasje inovative sjell freski […]

Interesante

Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të konsumoni hurme

Hurmat janë bërë tradicionalisht frute të cilat po simbolizojnë muajin e shenjtë të Ramazanit për shumë besimtarë që agjërojnë. Edhe pse tre hurma hahen në fillim të Iftarit çdo ditë gjatë Ramazanit për arsye shpirtërore, ato gjithashtu vijnë me bonusin e shtuar të përfitimeve të shumta shëndetësore, shkruan realbuzz.com. Një nga aspektet më të rëndësishme […]