Po kthehej nga Gjermania – Lirohet kosovari që u arrestua në Serbi, avokati tregon arsyen e arrestimit

Avokati Xhevdet Smakiqi ka njoftuar se sot gjatë ditës një bashkatdhetar që po kthehej nga Gjermania në Kosovë, Kushtrim Bytyqi, është arrestuar nga policia serbe në kufirin Kroaci-Serbi.

Ai tregoi që tashmë Bytyqi ishte liruar dhe është rrugës për në Kosovë dhe tregoi edhe arsyen pse ai u ndalua në Serbi.

“E vetmja arsye pse është ndalur, sipas familjarëve, është se e ka mbajtur kartelën e babait të tij që ka qenë pjesëtar i UÇK-së dhe kurrfarë probleme tjera Kushtrimi nuk ka pasë”, tha ai në T7.

Pas arrestimit, Smakiqi tha se familja e Kushtrimit e ka angazhuar si avokat për këtë rast.

“I bëra thirrje MPJD që përmes kanaleve diplomatike dhe gjatë këtyre orëve kanë filluar të ndërmarrin veprimet e tyre. Fati i mirë është që Kushtrimi po vjen në shtëpi dhe ankthi 30 orësh i familjes Bytyqi po përfundon”.

Smakiqi u pyet edhe nëse gjatë ndalimit nga policia serbe Kushtrimi është keqtrajtuar në ndonjë formë.

“Nuk e dimë dhe ai ende s’ka arritur në Kosovë. Do të shikojmë nëse ka pasë sjellje dhune ose jo”.

Të tjera

Lajme

E PA BESUESHME – Me çfarë kode komunikonin terroristët në Banjskë, si përfunduan në duart e Policisë së Kosovës disa prej tyre

Ndonëse një dron u kap nga njëri prej serbëve me uniformë të kamufluar ushtarake, vendndodhja e terroristëve në Banjskë, tashmë ishte zbuluar nga autoritetet e sigurisë të Republikës së Kosovës. Njëri nga pjestarët e grupit terrorist, duke kapur me dorë dronin inçizues Rreth orës 06:40 të mëngjesit në datën 24.09.2023, pajisjet elektronike të Policisë së […]

Lajme

Vetëm sot rreth 100 persona u konvertuan në fenë katolike, mes tyre edhe ish-rektori i Universitetit të Prishtinës

Vetëm gjatë ditës së sotme rreth 100 persona janë konveruqr në katolikë. Njëri nga ta, edhe profesori dhe ish-rektori i Universitetit të Prishtinë, Mujë Rugova.“Urimet më të përzemërta profesorit dhe ish-rektorit të universitetit të Prishtinës, z. Mujë Rugova! Profesor, Zoti iu bekoftë sëbashku me të gjithë ata e ato, që sot, më datë 11 shtator […]

Lajme

Dy kompani paguhen për ta kryer të njëjtën punë: Si po lobon Kosova në SHBA?

Dy kompanitë e kontraktuara për lobim në SHBA nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) e Kosovës kanë kontaktuar, në shumicën e rasteve, të njëjtët politikanë amerikanë për të diskutuar për çështjet e njëjta në po të njëjtat ditë. Avni Mustafaj – pronar i kompanisë Ambal LLC – dhe Afërdita Rakipi – pronare e kompanisë Afërdita […]