Plas sherri për borxh: Vushtrriasin e rrahin dhe tentojnë ta rrëmbejnë pasi kërkoi nga borxhliu 13 mijë eurot e veta

foto ilustruese

Borxhet prej qindra e mijëra eurove shumë shpesh kanë shkaktuar incidente, e madje kanë eskaluar edhe në sulme e kërcënime serioze. Kështu ka ndodhur edhe mbrëmë në Vushtrri, ku një 52-vjeçar është sulmuar fizikisht pasi kërkoi paratë e tij nga borxhliu, raporton Gazeta Sinjali.

 

Për këtë rast tashmë kanë nisur hetimet dhe si rezultat tashmë Policia ka identifikuar një person të dyshuar.

 

Por si ndodhi rasti – që rrezikoi të përfundonte me rrëmbim?

 

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se gjithçka filloi pasi viktima vendosi që t’ia kërkoi të dyshuarit paratë që ia kishte dhënë hua, por u përballë me refuzim nga i njëjti për të biseduar për çështjen e borxhit.

 

Siç mëson Sinjali, bëhet fjalë për rreth 13 mijë euro që i dyshuari i kishte marrë nga 52-vjeçari, por nuk ia kishte kthyer siç ishin marrë vesh.

 

Por, asgjë nuk mbaroi këtu. Viktima nuk arriti të takohej me borxhliun, megjithatë ky i fundit dyshohet se e organizoi një “takim” të papritur, duke i dalë në pritë.

 

 

Sipas informacioneve që ka Sinjali, teksa 52-vjeçari ishte duke lëvizur me veturën e tij, disa vetura ia kanë bllokuar rrugën dhe me dhunë e kanë nxjerrë nga automjeti.

 

Situata aty eskaloi, pasi të dyshuarit e kanë sulmuar të njëjtin fizikisht, duke përdorur edhe shufër dhe për pasojë i kanë shkaktuar lëndime trupore.

 

Qëllimi i tyre, bazuar në dëshminë e viktimës ka qenë që ta marrin me forcë – por në pamundësi për ta rrëmbyer, janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Viktima ka kërkuar ndihmë mjekësore në spital dhe më pas rasti e ka denoncuar në Polici, ku ka rrëfyer të gjitha detajet e asaj që kishte ndodhur.

 

Si rezultat, një person i dyshuar është identifikuar dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar hetim për të zbardhur rastin.

Të tjera

Lajme

LAJM I FUNDIT! Ndërron jetë në moshën 44-vjeçare ish-deputeti i Partisë Demokratike, Gerti Bogdani

Ndërron jetë në moshën 44-vjeçare ish-deputeti i Partisë Demokratike, Gerti Bogdani. Sipas informacioneve, shkak i vdekjes është arresti kardiak. Ai ishte gjithashtu kryetar i Unionit Ndërkombëtar të Rinjve Demokratë. Kush ishte Gerti Bogdani? Pasi mbaroi shkollën e mesme “Harry Fultz”, me rezultate të shkëlqyera dhe ‘Medalje Ari’, Gerti Bogdani vijoi studimet e larta në Universitetin […]

Lajme

E PA BESUESHME – Me çfarë kode komunikonin terroristët në Banjskë, si përfunduan në duart e Policisë së Kosovës disa prej tyre

Ndonëse një dron u kap nga njëri prej serbëve me uniformë të kamufluar ushtarake, vendndodhja e terroristëve në Banjskë, tashmë ishte zbuluar nga autoritetet e sigurisë të Republikës së Kosovës. Njëri nga pjestarët e grupit terrorist, duke kapur me dorë dronin inçizues Rreth orës 06:40 të mëngjesit në datën 24.09.2023, pajisjet elektronike të Policisë së […]

Lajme

Vetëm sot rreth 100 persona u konvertuan në fenë katolike, mes tyre edhe ish-rektori i Universitetit të Prishtinës

Vetëm gjatë ditës së sotme rreth 100 persona janë konveruqr në katolikë. Njëri nga ta, edhe profesori dhe ish-rektori i Universitetit të Prishtinë, Mujë Rugova.“Urimet më të përzemërta profesorit dhe ish-rektorit të universitetit të Prishtinës, z. Mujë Rugova! Profesor, Zoti iu bekoftë sëbashku me të gjithë ata e ato, që sot, më datë 11 shtator […]