Policia e Kosovës ka kryer sot një aksion policor për identifikimin dhe kapjen e njërit prej të dyshuarve për grabitjen e armatosur në argjendarinë ‘Diakos’ në Suharekë. Gjatë tentativës për ta neutralizuar, i dyshuari ka mbetur i vrarë, raporton Gazeta Sinjali.
Burimet e Sinjalit konfirmojnë se gjatë aksionit në lagjen Arberia, ka marrë plagë një zyrtar policor.
Ende nuk dihet nëse lëndimet që ka pësuar janë nga arma, apo gjatë konfrontimit me të dyshuarin, tashmë i vrarë.
Sinjali mëson se gjatë aksionit është arrestuar edhe një person tjetër, teksa po vazhdojnë kërkimet për të tjerët.
(Burimi: Sinjali)