Moderatorja e lajmeve Fadile Kryeziu mbrëmë u shfaq për herë të fundit në ekranin e televizonit publik, në të cilin punoi për një kohë të gjatë.
E konsideruar si ikonë e televizionit dhe lajmeve të orës 19:30 Kryeziu u pëlqye nga shikuesit.
Ajo mbushi 65-vjet jetë duke lenë pas një karrierë tejet të suksesshme.
Mbrëmë ka qenë edicioni i fundit i lajmeve për figurën më serioze të ekranit në Kosovë.