Murati sqaron detajet e Skemës së re Sociale, ja kush mund të aplikojë për përfitimet e reja

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka dalë me një sqarim rreth pilotimit të Skemës së Asistencës Sociale.

Murati në një postim në Facebook, ka shkruar se shumë qytetarë këto ditë kanë shkruar në drejtim të ministrisë me pyetje rreth Pilotimit të Skemës së re të Asistencës Sociale.

“Me gjasë keqkuptimi kryesor është se kush mund të aplikojë, dhe kush kualifikohet për përfitim”, ka shkruar Murati.

Ministri ka theksuar se skema në fjalë është skemë e ndihmës sociale, për të mbështetur familjet e varfra dhe në kushte të rënda ekonomike.

“Pra është vazhdimësi e skemës së ndihmës sociale ekzistuese, veçse me dallimin që hiqet kriteri diskriminues për të pasur fëmijë nën 5 vjeç, si dhe nuk ndërprehet ndihma sociale me automatizëm që në muajin e parë që familja gjeneron të ardhura, por i jep mundësinë familjes për një fazë tranzicioni për së paku 3 muaj.

Pra, në këtë skemë duhet të aplikojnë vetëm familjet e varfra dhe që jetojnë në kushte të rënda ekonomike. Dhe nëse i plotësojnë kriteret e parapara, mund të përfitojnë ndihmë sociale përgjatë fazës së pilotimit”, është shprehur Murati.

Murati tutje ka bërë të ditur se mund të aplikojnë edhe ato familje që aktualisht marrin ndihmë sociale, por që nëse kualifikohen, atëherë largohen nga ndihma sociale ekzistuese, dhe kalojnë në skemën e pilotuar. Pra nuk mund të përfitojnë dy ndihma sociale, por vetëm njërën.

“Skema e pilotuar e ofron përparësinë që nëse dikush nga familja punësohet, familja nuk përjashtohet me automatizëm nga ndihma sociale, por jepet mundësia e një faze tranzicioni. Aplikimi është i hapur për të gjitha familjet në gjendje të rëndë ekonomike, mirëpo vlerësimi se kush mund të përfitojë pastaj bëhet nga komisionet përkatëse. Vlerësimi merr për bazë të ardhurat e familjes si dhe pasurinë e luajtshme dhe të paluajtshme. Procesi i verifikimit përfshin edhe vizitat tek familja nga ana e komisionit vlerësues, për të parë nga afër gjendjen ekonomike të familjes. Dhe vetëm pasi të jenë plotësuar kriteret, dhe vërtetohet gjendja e rëndë ekonomike, përcaktohen përfituesit nga kjo skemë”, tha Murati.

Ministri shtoi se shtesat për fëmijë 0-16 vjeç janë skemë e veçantë, që paguhet me rregull çdo muaj, pavarësisht gjendjes ekonomike të familjes. Ndërsa skema e pilotimit të asistencës sociale nuk ka të bëjë me shtesat për fëmijë, dhe bazohet kryekëput në gjendjen e rëndë ekonomike të familjes kur përzgjidhen përfituesit.

“Andaj nëse mendoni që nuk i takoni kategorisë me gjendje të rëndë ekonomike, nuk te komandohet të aplikoni sepse gjasat janë të larta që nuk përmbushni kriteret për të përfituar nga kjo skemë”, tha Murati. 

Të tjera

Lajme

LAJM I FUNDIT! Ndërron jetë në moshën 44-vjeçare ish-deputeti i Partisë Demokratike, Gerti Bogdani

Ndërron jetë në moshën 44-vjeçare ish-deputeti i Partisë Demokratike, Gerti Bogdani. Sipas informacioneve, shkak i vdekjes është arresti kardiak. Ai ishte gjithashtu kryetar i Unionit Ndërkombëtar të Rinjve Demokratë. Kush ishte Gerti Bogdani? Pasi mbaroi shkollën e mesme “Harry Fultz”, me rezultate të shkëlqyera dhe ‘Medalje Ari’, Gerti Bogdani vijoi studimet e larta në Universitetin […]

Lajme

E PA BESUESHME – Me çfarë kode komunikonin terroristët në Banjskë, si përfunduan në duart e Policisë së Kosovës disa prej tyre

Ndonëse një dron u kap nga njëri prej serbëve me uniformë të kamufluar ushtarake, vendndodhja e terroristëve në Banjskë, tashmë ishte zbuluar nga autoritetet e sigurisë të Republikës së Kosovës. Njëri nga pjestarët e grupit terrorist, duke kapur me dorë dronin inçizues Rreth orës 06:40 të mëngjesit në datën 24.09.2023, pajisjet elektronike të Policisë së […]

Lajme

Vetëm sot rreth 100 persona u konvertuan në fenë katolike, mes tyre edhe ish-rektori i Universitetit të Prishtinës

Vetëm gjatë ditës së sotme rreth 100 persona janë konveruqr në katolikë. Njëri nga ta, edhe profesori dhe ish-rektori i Universitetit të Prishtinë, Mujë Rugova.“Urimet më të përzemërta profesorit dhe ish-rektorit të universitetit të Prishtinës, z. Mujë Rugova! Profesor, Zoti iu bekoftë sëbashku me të gjithë ata e ato, që sot, më datë 11 shtator […]