Ky është televizioni më transparent në Kosovë

Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese, BIRN në bashkëpunim me “Global Media Registery” publikoi faqen e internetit të Monitorimit më të madh të Pronësisë së Mediave në Kosovë. Por edhe këtë herë disa media ngurruan të zbulojnë informacione rreth çështjes së financimit, ndërsa RTV21, vazhdon të jetë më transparenti.

Pronarët e mediave në Kosovë, jo rrallë herë mbajnë të fshehur identitetin e tyre. Kësisoj, një hulumtim për Monitorimin e Pronësisë së Mediave në vendin tonë,i realizuar nga Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese në bashkëpunim me “Global Media Registery” nxjerr në pah se nga 44 media, vetëm 15 prej tyre dhanë informacione lidhur me këtë çështje, ndërsa 29 tjera refuzuan ta bëjnë këtë. Drejtoresha e BIRN-it, Jeta Xharra, veçoi RadioTelevizionin 21 si median më transparente në Kosovë.

Mostransparencën e mediave e sheh me shqetësim të madh edhe drejtori i projektit në Regjistrim Global të Mediave, duke shtuar një pronar i medias rrjedhimisht bëhet edhe pronar i opinionit publik.

“Duhet të kemi një qasje të lehtë, kuptimplotë në të dhënat mediale për publikun e përgjithshëm që jo vetëm të di se kush është pronari i kompanisë, por edhe çka do të thotë kjo. Duhet të ofrojmë shpejgime lidhur me interesat politike, ekonomike dhe financiare”, tha Olaf Steenfadt, drejtor i i projektit në Rgjistrim Global të Mediave.

Tranparenca e errët e mediave kosovare, sipas ambasadorit të Bashkimit Evropian në Kosovë, e rritë shqetësimin tek publiku.

“Transparenca është themeli i demokracisë, ndërsa Kosova përballet me sfidën e përmbajtjeve mediale që nuk i shpalosin të dhënat financiare dhe të dhënat e tjera, të cilat duhet të jenë transparente. Institucionet duhet të gjejnën mënyra për të siguruar këto të dhëna për të qenë transparent tek opinioni publik”, tha Tomas Szunyog.

Ndërkaq, drejtoresha e RTV21, Afërdita Saraçini-Kelmendi, e cila spikat për transparncë, vuri në pah periudhën kur në tregun kosovar ishin vetëm tri televizione me frekuencë nacionale, mbretëronte një situatë krejtësisht tjetër nga kjo e sotmja. Sipas saj, opinoni publik ka qenë i mirëinformuar se nga kush merr informacione.

“S’ke se çka me fsheh. Çështja e transparencës se pronësisë se mediave për mua por edhe për AMPEK-un dhe për KPM-në më heret se ne shumë shpesh edhe kemi bashkëpunu edhe punu në këtë drejtim, gjithmonë ka qenë prioritet. Nuk besoj se duhet të anashkalu ligjin, por mbi të gjitha kjo është jo vetëm një detyrë, po edhe një përcaktim profesional kur i futesh botës së medies edhe kur dëshiron që në kuadër të punës të cilën e kryn, para audiencës me qenë transparent”, tha Saraçini-Kelmendi.

Bazuar në një metodologji gjenerike, “Monitori i Pronësisë së Medias” është zhvilluar si një ushtrim i krijimit të hartës në mënyrë që të krijohet një databazë e disponueshme për publikun që rendit pronarët dhe mediat më të rëndësishme në një vend dhe e përditësuar vazhdimisht./21Media

Të tjera

Lajme

E PA BESUESHME – Me çfarë kode komunikonin terroristët në Banjskë, si përfunduan në duart e Policisë së Kosovës disa prej tyre

Ndonëse një dron u kap nga njëri prej serbëve me uniformë të kamufluar ushtarake, vendndodhja e terroristëve në Banjskë, tashmë ishte zbuluar nga autoritetet e sigurisë të Republikës së Kosovës. Njëri nga pjestarët e grupit terrorist, duke kapur me dorë dronin inçizues Rreth orës 06:40 të mëngjesit në datën 24.09.2023, pajisjet elektronike të Policisë së […]

Lajme

Vetëm sot rreth 100 persona u konvertuan në fenë katolike, mes tyre edhe ish-rektori i Universitetit të Prishtinës

Vetëm gjatë ditës së sotme rreth 100 persona janë konveruqr në katolikë. Njëri nga ta, edhe profesori dhe ish-rektori i Universitetit të Prishtinë, Mujë Rugova.“Urimet më të përzemërta profesorit dhe ish-rektorit të universitetit të Prishtinës, z. Mujë Rugova! Profesor, Zoti iu bekoftë sëbashku me të gjithë ata e ato, që sot, më datë 11 shtator […]

Lajme

Dy kompani paguhen për ta kryer të njëjtën punë: Si po lobon Kosova në SHBA?

Dy kompanitë e kontraktuara për lobim në SHBA nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) e Kosovës kanë kontaktuar, në shumicën e rasteve, të njëjtët politikanë amerikanë për të diskutuar për çështjet e njëjta në po të njëjtat ditë. Avni Mustafaj – pronar i kompanisë Ambal LLC – dhe Afërdita Rakipi – pronare e kompanisë Afërdita […]