Ky është 69 vjeçari që po kërkon ndërtimin e Kishës Katolike në Skenderaj

 

Ndrekë Kelmendi, nga fshati Klinë e mesme e Skenderajt, është ndër iniciatori për ndërtimin e një kishe katolike në fshatin Klinë e Epërme të kësaj komune.

 

Ndrekë Kelmendi deri para dy muajsh është quajtur Halil Hasani dhe i njëjti është konvertuar në fenë katolike, duke ndërruar edhe emrin.

 

Gazetarja e Gazetës Nacionale, Leonora Kolukaj, ka zhvilluar një bisedë me zotëri Kelmendi në shtëpinë e tij, ku janë parë fotografi të fesë katolike, dhe i njëjti ka thënë se kjo nuk i pengon familjarët.

 

Ai gjithashtu ka treguar se në xhamia s’ka qenë asnjëherë dhe se i ka lexuar dy librat fetar kuranin dhe biblën.

 

“Jo s’ju pengojnë edhe ata le t’i mbajnë fotografi të Muhamedit mua nuk më pengon. Unë i mbajë tesipë e mia, ata le t’i mbajnë të vetat. Deri para dy muajve e kamë pasur emrin Halil Hasani, tash e kam Ndrekë Kelmendi. Pas lufte jam pagëzuar në fenë katolike, unë s’kam pasur kurrë far feje, ndërsa familja jem janë ateistë, ata thajnë mysliman, por send nuk dinë për mysliman. Përparan kemi festuar festën e Bajramit. Unë në xhamia s’jom kon kurrë në jetën teme hiç. Nga pas lufta janë shenduar në fenë katolike. Nuk i kam pyetur familjen, se për drejtat e mia nuk pyetet askush. Po i kamë lexuar edhe kuranin dhe biblën, biblën jo krejt se është e madhe, por deri diku, ndërsa kuranin në tërësi.” – ka thënë ai për Nacionalen.

 

Ai gjithashtu ka thënë se gjithmonë, edhe sot, ndjenë urrejtje ndaj shtetit të Turqisë.

 

“Unë e urrej Turqinë shumë edhe sot, sepse ata kanë ardhur dhe i kanë marrë femrat e reja, i kanë mbushur kerret, dhe i kanë dërguar në Stamboll i kanë shitë. Sot është lama e grave në Stamboll se i kanë shit.” – ka thënë Kelmendi.

 

Ndërsa për inicimin për ndërtimin e kishës, Kelmendi ka thënë se kjo ka lindur qysh pas luftës së fundit në Kosovë.

“Kam shokë e shoqe që po më përkrahin. Ideja është që pas lufte, se atë e kanë prishur në kohën e komunizmit, edhe e kanë ndërtu një shtëpi të kulturës, e ja kanë marrë gurët kishës e i kanë pru poshtë. Na nuk dojmë me maru, vetëm ku u kon, nuk nxojmë vende të reja kurrkund.” – ka thënë Kelmendi ndër të tjera.

 

Ai gjithashtu ka treguar se është nënshkruar edhe një peticion nga 86 persona.

 

“Po e kemi bërë një peticion dhe është nënshkruar nga 86 persona. Do shokë e shoqe janë në Klinë të Epërme, do në Klinë të mesme. Ka edhe këtu katolik, po nuk janë deklaruar, se kur jam pagëzu unë, janë pagëzu edhe 16 të tjerë. Nuk kemi të bëjmë ne kurrgjë me ata të Deçanit.” – ka thënë Kelmendi në bisedim me gazetaren e Nacionales.

Deçanit.” – ka thënë Kelmendi në bisedim me gazetaren e Nacionales.

Të tjera

Lajme

E PA BESUESHME – Me çfarë kode komunikonin terroristët në Banjskë, si përfunduan në duart e Policisë së Kosovës disa prej tyre

Ndonëse një dron u kap nga njëri prej serbëve me uniformë të kamufluar ushtarake, vendndodhja e terroristëve në Banjskë, tashmë ishte zbuluar nga autoritetet e sigurisë të Republikës së Kosovës. Njëri nga pjestarët e grupit terrorist, duke kapur me dorë dronin inçizues Rreth orës 06:40 të mëngjesit në datën 24.09.2023, pajisjet elektronike të Policisë së […]

Lajme

Vetëm sot rreth 100 persona u konvertuan në fenë katolike, mes tyre edhe ish-rektori i Universitetit të Prishtinës

Vetëm gjatë ditës së sotme rreth 100 persona janë konveruqr në katolikë. Njëri nga ta, edhe profesori dhe ish-rektori i Universitetit të Prishtinë, Mujë Rugova.“Urimet më të përzemërta profesorit dhe ish-rektorit të universitetit të Prishtinës, z. Mujë Rugova! Profesor, Zoti iu bekoftë sëbashku me të gjithë ata e ato, që sot, më datë 11 shtator […]

Lajme

Dy kompani paguhen për ta kryer të njëjtën punë: Si po lobon Kosova në SHBA?

Dy kompanitë e kontraktuara për lobim në SHBA nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) e Kosovës kanë kontaktuar, në shumicën e rasteve, të njëjtët politikanë amerikanë për të diskutuar për çështjet e njëjta në po të njëjtat ditë. Avni Mustafaj – pronar i kompanisë Ambal LLC – dhe Afërdita Rakipi – pronare e kompanisë Afërdita […]