“Kur dikush ta fyen njerëzillëkun bija ime, prishi krejt urat, digji tërë anijet”

Poezi nga Shqiptar Oseku

 

kur dikush të kërkon bukë

ndaje koren e fundit me të bija ime

më mirë të jeni bashkë pak të uritur

se të ngopesh vetëm

 

kur dikush ta lyp një pikë ujë në orë zori

shpije te pusi i oborrit nën man

ka vite që është prerë ajo pemë e vjetër

por hija i bën ende fllad

 

kur dikush ta fyen njerëzillëkun bija ime

prishi krejt urat digji tërë anijet

mos ji kurrë as grua as nënë as bijë e askujt

po s’qe së pari njeri. /KultPlus.com

Të tjera

Kulturë

Arbër Krasniqi publikon këngën ‘Nan’ në Ditën e Gruas

Arbër Krasniqi ka publikuar këngën më të re të titulluar “Nan”. Kjo këngë plotë emocion e dhembshuri, flet për një dialog në mes të një fëmije të palindur dhe nënës. Tekstin e këngës e ka shkruar Vlersina Islami Kryeziu. Ndërsa kompozimin, orkestrimin, miksimin dhe masterin i ka bërë vet këngëtari, Arbër Krasniqi. Ne kitarë luan […]

Kulturë

Njihuni me Eva Qosen, një artiste mjaft e talentuar e që po i mahnit shqiptarët

Ndonëse e re në skenën muzikore, Eva Qose po arrin të ketë shumë sukses në hapat e saj të parë si këngëtare. Eva Qose, pas publikimit te nje video-je ku kendonte një pjesë te një nder këngëve qe na e ka bërë krenar vite  me radhe ”Trim mbi trima, Gjergj o Kastrioti”, ka marrë vemendje […]

Kulturë

Shqipja mbi 6 mijë vjet e vjetër, klasifikimi ndërkombëtar ende i pakonfirmuar nga shkenca shqiptare

Nëse dikush kërkon të gjejë se cilës gjuhë i takon fjala “natë”, nuk është më ndonjë çudi që kjo t’i takojë shqipes. Arsyeja është shumë e thjeshtë: popullsia që e flet sot këtë gjuhë e ka ADN-në nga 6 mijë deri 8 mijë vjet më parë. Reklama Pas studimesh shumëvjeçare e me grupe të mëdha […]