Këto janë disa ide të veçanta urimi që mund t’jua dërgoni njerëzve tuaj të dashur për Vitin e Ri

Viti i Ri është sonte dhe kjo mundësi e re për të arritur qëllime, sfida dhe ndryshime të reja është gjithmonë e mirëpritur nga të gjithë. Familja dhe miqtë bëhen edhe më të dashur në një festë si kjo, ndaj edhe meritojnë mesazhet më të bukura për Vitin e Ri. Kjo është një periudhë e veçantë e vitit që mbart edhe një mesazh special për t’ua uruar ndryshe festën njerëzve të dashur. Janë të shumta mënyrat për të uruar shëndet, dashuri dhe sukses, ndaj bëje urimin më të personalizuar. Këtu janë disa mesazhe sugjeruese për Vitin e Ri që mund t’i ndash me miqtë dhe familjarët.

 

Tani që Viti i Ri po afron gjithmonë e më shumë, unë po mendoj të gjitha bekimet e këtij viti që shkoi. Jam mirënjohëse për shumë njerëz të rëndësishëm duke të përfshirë edhe ty. Askush nuk e di se çfarë ka në dyqanin e tij Viti i Ri për ne, por ti mund ta presësh një kartë tjetër pushimesh nga unë.

 

Duke numëruar bekimet e mia, ty të uroj më shumë. Shpresoj që të gëzosh shumë nga të mirat e Vitit të Ri! Të uroj për shumë vjet Gëzuar, miku im!

 

Duke pritur Vitin e Ri, unë gjithmonë mendoj për dhuratat më të shtrenjta që prindërit më kanë bërë. Edhe pse jemi milje larg, ti gjithmonë je në mendimet dhe lutjet e mia. Gëzuar për shumë vjet Vitin e Ri!

 

Njohja me ty ka qenë Masteri im në miqësinë e vërtetë. Në Vitin e Ri, shpresoj që ta meritoj dashurinë dhe ngrohtësinë tënde. Të uroj një Vit të Ri të gëzuar!

 

Çdo fund është një fillim i ri. Mbaje shpirtin dhe vendosmërinë të patundur dhe gjithmonë do të ecësh në një rrugë me lavdi. Me guxim, besim dhe përpjekje, do ta arrish çdo gjë që ke dëshiruar. Të uroj një vit të lumtur!

Në jetë të gjithë ne kemi dëshira dhe ëndrra … Shpresoj që të gjitha dëshirat tuaja të realizohen në një udhëtim plot surpriza në rrugën e jetës. Ju uroj të gjithëve Gëzuar Vitin e Ri.

Të uroj të presësh Vitin e Ri me të gjitha ëndrrat e tua dhe gjërat e bukura që të kanë shoqëruar deri sot, të hapesh zemrën tënde të gjithë atyre qe do të vijnë dhe do dinë të të bëjnë të lumtur. Gëzuar Vitin e Ri nga zemra.

Të uroj 12 muaj lumturi, 52 fundjava qetësi, 365 ditë dashuri, 8760 orë paqe, 525600 minuta sukses, 31536000 sekonda miqësi. Gëzuar Vitin e Ri!

Urimet e mia për ty: fillim i mbarë për janarin, dashuri për shkurtin, paqe për marsin, asnjë shqetësim për prillin, qejf për majin, gëzim nga qershori në nëntor, lumturi për dhjetorin. Paç një 2024 me fat dhe të mrekullueshme!

Urime këtë festë të Vitit të Ri, le t’ju sjellë ky vit gjënë më të bukur të jetës dhe njëkohësisht le të jetë vit i realizimeve të ëndrrave tuaja, zoti le t’ju dhurojë atë që më së shumti dëshironi dhe le t’ju ruaj atë që posedoni, t’ju mbushë zemrat me gëzime dhe plot me dashuri…paqja dhe harmoia le t’ju përqafojnë në çdo faqe dhe hap të jetës. Gëzuar!

Hej, hej, shiko pak oren. Jemi ne 2023. Nuk doja të limitohesha në të zakonshmen ” Gëzuar Vitin e Ri, shumë urime”për një njeri të rëndesishem si ty, keshtuqë të them faleminderit për çdo moment të 2023 që më ka bërë të ndjehem fantastike, dhe për të gjitha heret qe me ke bërë të qesh.

Duke pritur Vitin e Ri, unë gjithmonë mendoj për dhuratat më të shtrenjta që prindërit më kanë bërë. Edhe pse jemi milje larg, ti gjithmonë je në mendimet dhe lutjet e mia. Gëzuar për shumë vjet Vitin e Ri!

Lëri prapa vetes të gjitha telashet, vuajtjet, luftën e dobësitë. Fillo nga kjo sekondë të presësh më mirë. Jeta është e shkurtër, mos ju frikëso askujt, bëhu trim e duaj, sepse vlejmë po aq sa dimë se duam. Të dëshiroj nga zemra më të mirat për këtë Vit të Ri!

E hapim librin. Faqet e saj janë të zbrazëta. Vetë do t’i shkruajmë në të fjalët. Libri quhet Mundësia, e kapitulli i saj i parë – Mbrëmja e Vitit të Ri.

Nëse sheh një njeri me të kuqe i cili do të të fusë në thes – mos u frikëso. Është ai Babagjyshi, i cili vetëm po plotëson dëshirën time të Vitit të Ri. Gëzuar!

Të tjera

Lajme

LAJM I FUNDIT! Ndërron jetë në moshën 44-vjeçare ish-deputeti i Partisë Demokratike, Gerti Bogdani

Ndërron jetë në moshën 44-vjeçare ish-deputeti i Partisë Demokratike, Gerti Bogdani. Sipas informacioneve, shkak i vdekjes është arresti kardiak. Ai ishte gjithashtu kryetar i Unionit Ndërkombëtar të Rinjve Demokratë. Kush ishte Gerti Bogdani? Pasi mbaroi shkollën e mesme “Harry Fultz”, me rezultate të shkëlqyera dhe ‘Medalje Ari’, Gerti Bogdani vijoi studimet e larta në Universitetin […]

Lajme

E PA BESUESHME – Me çfarë kode komunikonin terroristët në Banjskë, si përfunduan në duart e Policisë së Kosovës disa prej tyre

Ndonëse një dron u kap nga njëri prej serbëve me uniformë të kamufluar ushtarake, vendndodhja e terroristëve në Banjskë, tashmë ishte zbuluar nga autoritetet e sigurisë të Republikës së Kosovës. Njëri nga pjestarët e grupit terrorist, duke kapur me dorë dronin inçizues Rreth orës 06:40 të mëngjesit në datën 24.09.2023, pajisjet elektronike të Policisë së […]

Lajme

Vetëm sot rreth 100 persona u konvertuan në fenë katolike, mes tyre edhe ish-rektori i Universitetit të Prishtinës

Vetëm gjatë ditës së sotme rreth 100 persona janë konveruqr në katolikë. Njëri nga ta, edhe profesori dhe ish-rektori i Universitetit të Prishtinë, Mujë Rugova.“Urimet më të përzemërta profesorit dhe ish-rektorit të universitetit të Prishtinës, z. Mujë Rugova! Profesor, Zoti iu bekoftë sëbashku me të gjithë ata e ato, që sot, më datë 11 shtator […]