Janë disa borxhe që nuk mund të kthehën

 

“Duaji prindërit e tu dhe kujdesu me dashuri për ta. Vlerën e tyre të vërtetë ke për ta kuptuar, kur të shohësh bosh vendin ku ata uleshin përherë”.

“Askush mbi tokë nuk do të të dojë më tepër se prindërit e tu”.

“Mos i mërzit prindërit e tu për të kënaqur njerëzit e tjerë. Njerëzit e tjerë nuk i kanë shpezuar ditët e jetës së tyre për të ndërtuar jetën tënde, ashtu siç kanë bërë prindërit e tu”.

“Duaji prindërit e tu, sepse ndonjëherë ne jemi mjaft të zënë duke u rritur, saqë harrojmë se ata janë duke u plakur”.

“Gjëja më e bukur në botë është të shohësh prindërit e tu të buzëqeshin dhe të dish se ti je arsyeja e asaj buzëqeshjeje”.

“Vlerësoji prindërit e tu. Ti nuk ke për ta ditur asnjëherë se çfarë sakrificash kanë bërë ata për ty”.

“Mos u anko asnjëherë për gjërat që prindërit e tu nuk kanë mundur të t’i japin. Me siguri ata aq kanë pasur për të të dhënë”.

“A e di se një telefonatë e vetme mund t’i bëjë ata të lumtur? Ata nuk të lanë pas dore kur ti ishe i/e vogël, ndaj mos i lër ata pas dore tani që janë plakur”.

“Prindërit na falin shumë gjëra në jetë, të cilat shpesh nuk i vlerësojmë, deri në ditën që ata nuk i kemi më pranë”.

“Asnjë dashuri nuk është më e madhe, se dashuria e mamasë. Asnjë përkujdesje nuk është më e madhe, se sa kujdesi i babait”.

“Nëse një ditë koha e shpenzuar me prindërit e tu të duket sikur të kërkon shumë stërmundim, kujto se një ditë gjithçka që do të mbeten, do të jenë thjesht kujtimet”. / k-live.info

Të tjera

Interesante

Mos e lexoni këtë shkrim, nuk ia vlen!

Në fakt, ia vlen t’i lexosh këto fjalë të çmuara “Pleqëria është si dimri, nëse e ke kaluar mirë rininë, dimri të duket i butë.” “Pleqëria është vlera e të jetuarit gjatë.” “Në pleqëri, njeriu mbledh frytet e jetës së tij.” “Pleqëria nuk është fundi, por një kapitull i ri i jetës.” “I urti në […]

Interesante

Pse duhet të vendosni folie alumini në dorezat e dyerve sa herë që largoheni nga banesa?

Letra e aluminit, një pjesë e domosdoshme e çdo kuzhine për dekada, është shndërruar në një mjet të pazakontë për të përmirësuar sigurinë e shtëpisë. Përveç përdorimit kryesor për pjekje, ruajtjes së ushqimit, interneti po zhurmon për rolin e saj të ri si një parandalues psikologjik për hajdutët e mundshëm. Kjo qasje inovative sjell freski […]

Interesante

Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të konsumoni hurme

Hurmat janë bërë tradicionalisht frute të cilat po simbolizojnë muajin e shenjtë të Ramazanit për shumë besimtarë që agjërojnë. Edhe pse tre hurma hahen në fillim të Iftarit çdo ditë gjatë Ramazanit për arsye shpirtërore, ato gjithashtu vijnë me bonusin e shtuar të përfitimeve të shumta shëndetësore, shkruan realbuzz.com. Një nga aspektet më të rëndësishme […]