Mes viteve 1989 e 1999, Kathleen Folbigg humbi 4 fëmijët e saj. Të gjithë ishin në moshat nga 19 ditë jetë deri në 18 muajsh. Në fillimin e viteve 2000, gruaja u ndoq penalisht dhe u dënua me ‘prova’ rrethanore. Në vitin 2003, gjykata e bëri përgjegjëse nënën për vdekjen e fëmijëve, në një prej gjyqeve më të ndjekura të atyre kohëve. Kathleen Folbigg u dënua me 40 vite burgim, pavarësisht se ajo kurrë nuk pranoi se kishte vrarë apo i kishte bërë keq fëmijëve të saj.
20 vite kaluan dhe tanimë gjykata në Australi, e ka liruar gruan nga akuzat e rënda. Dikur e cilësuar si ‘nëna më e urryer’ e të gjithë Australisë, gruaja tanimë në moshë doli para mediave duke derdhur lot e duke thënë se për autoritetet kishte qenë më e lehtë t’ia hidhnin fajin asaj.