Hetem Ramadani: Këto ushqime duhet t’i largoni menjëherë nga frigoriferi sepse shkaktojnë kancer

Hetem Ramadani ka treguar se cilat janë ushqimet që duhet të mbajmë dhe ato që duhet të heqim nga frigoriferi. Ai ka thënë  se nëse ushqehemi në mëngjes me ushqim të shëndetshëm dhe pasdite me ushqim të pashëndetshëm, atëherë në trupin tonë dominon ushqimi me të cilin nuk duhet të ushqehemi.

Për të ushqimi ndahet në ushqim inteligjent dhe ushqim “budalla”, që duhet ta largojmë nga frigoriferi.

Ai shprehet se këto janë “ushqimet budalla”:

-Duke filluar nga lëngjet e frutave, frutat Zoti i ka bërë për t’i ngrënë dhe jo për t’i pirë.

-Majoneza duhet të hiqet, përmbanë elementë që i bëjnë dëm trupit të njeriut dhe duhet të hidhet.

-Ketchup dhe mustarda e bëjnë trupin të varur dhe duhen hedhur.

-Salca po ashtu përmban konservantë

-Veza nëse është bërë nga pula që nuk e kanë parë diellin dhe që nuk janë ushqyer në mënyrë natyrale atëherë nuk duhet të konsumohet

-Edhe reçeli nuk duhet të konsumohet

-Edhe kosi jo natyral nuk duhet konsumuar

-Margarina nuk duhet konsumuar

-Qumështi po ashtu është laktozë, sheqer dhe burim i kancerit

-Asnjëherë në shtëpinë tuaj mos blini torta apo kekë të gatshëm

-Djathi i lopës me plastikë nuk duhet konsumuar

-Pulat hormonale janë burim kanceri, nuk duhen konsumuar

Ushqimet që duhet të konsumojmë

-Gjalpi nëse është natyral mund të konsumohet.

-Uji është burimi i jetës dhe duhet konsumuar.

-Frutat duhen konsumuar, por mos i mbani në frigorifer

-Karrota po ashtu është shumë e mirë për t’u konsumuar, por nuk duhet të qëndrojë në frigorifer

-Domatet janë shumë të mira, por kur konsumohen duhet t’i heqim lëkurën dhe farat

-Specat po ashtu janë shumë të mira

-Lakra

-Lulelakra

-Brokoli

-Sallata jeshile

-Spinaqi

-Preshi

-Qepa e kuqe

-Erëzat

-Majdanozi

-Boronica është shumë e mirë

-Mëlçia duhet të qëndrojë në frigorifer

-Sardelet janë shumë të mira, është mirë të konsumohen 3-4 herë në javë

-Mishi nëse është bio është shumë i mirë

Ramadani po ashtu tha se “formula magjike” për një jetë të shëndetshme është konsumi i ushqimit “inteligjet” siç e quan ai dhe kombinimi i tij me aktivitet fizik dhe meditim

Ai deklaroi më tej

“Prej shumë vitesh unë kam studiuar dhe tani dua të shkruaj një libër, por pa rezultate konkrete dhe pa njerëz të tjerë përveç rrethit të ngushtë. Këtë vit kam filluar të pranoj njerëz të cilët mund t’i këshilloj për lloje të ndryshme sëmundjesh si diabeti, kanceri, migrena. Të gjitha sëemundjet mund të shërohen, nuk i shëroj unë, por trupi i gjithsecilit që ka intiligjencë poteciale brenda tij. Kurse oferta ime i stimulon inteligjencën për t’i shëruar dhe baza është ushqimi, meditimi dhe aktiviteti fizik.

Formula magjike” në fakt nuk është magjike sepse e kam bërë disa herë publike, është ushqimi. Nëse hamë ushqim të ashtuquajtur inteligjent që nuk mund të prodhohet nga mendja e kufizuar shkencore atëherë mund të kemi rezultate. Të gjithë mjekët thonë:

“Ne e menaxhojmë sëmundjen, nuk e kurojmë”. Kurse teoria ime, por që nuk është vetëm e imja është që sëmundjet mund të kurohen me anë të inteligjencës së ushqimit, meditimit etj. Është më komplekse. Kanë filluar të vijnë tek unë qindra njerëz, më shumë nga ç’mund të bërballoj, ndaj edhe unë kam vendosur të shkruaj librin me rezultate për diabetin e tipit 1 dhe 2. Më vonë do të shkruaj për sëmundjet kardiovaskulare, kancerin dhe kështu me radhë për t’i ardhur në ndihmë njerëzve në nevojë. Mjekësinë alternative e kam marrë si mision për të ndihmuar të tjerët, kurse bizneset ia kam lënë në dorë dikujt tjetër. Kur kam shkruar librin e parë para 7-8 vitesh, në Shqipëri në fillim u përqesh, kurse sot është bërë fjalë normale meditimi. Kështu fillon”./abcnews.al

Të tjera

Lajme

E PA BESUESHME – Me çfarë kode komunikonin terroristët në Banjskë, si përfunduan në duart e Policisë së Kosovës disa prej tyre

Ndonëse një dron u kap nga njëri prej serbëve me uniformë të kamufluar ushtarake, vendndodhja e terroristëve në Banjskë, tashmë ishte zbuluar nga autoritetet e sigurisë të Republikës së Kosovës. Njëri nga pjestarët e grupit terrorist, duke kapur me dorë dronin inçizues Rreth orës 06:40 të mëngjesit në datën 24.09.2023, pajisjet elektronike të Policisë së […]

Lajme

Vetëm sot rreth 100 persona u konvertuan në fenë katolike, mes tyre edhe ish-rektori i Universitetit të Prishtinës

Vetëm gjatë ditës së sotme rreth 100 persona janë konveruqr në katolikë. Njëri nga ta, edhe profesori dhe ish-rektori i Universitetit të Prishtinë, Mujë Rugova.“Urimet më të përzemërta profesorit dhe ish-rektorit të universitetit të Prishtinës, z. Mujë Rugova! Profesor, Zoti iu bekoftë sëbashku me të gjithë ata e ato, që sot, më datë 11 shtator […]

Lajme

Dy kompani paguhen për ta kryer të njëjtën punë: Si po lobon Kosova në SHBA?

Dy kompanitë e kontraktuara për lobim në SHBA nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) e Kosovës kanë kontaktuar, në shumicën e rasteve, të njëjtët politikanë amerikanë për të diskutuar për çështjet e njëjta në po të njëjtat ditë. Avni Mustafaj – pronar i kompanisë Ambal LLC – dhe Afërdita Rakipi – pronare e kompanisë Afërdita […]