Grabovci e quan Kurtin mashtrues: Në historinë e Kosovës do të mbetet Qeveria më e dështuar

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci, ka thënë se në historinë e shtetit të Kosovës, qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti, do të mbetet si qeveria më e dështuar e cila i ka shkaktuar vendit pasoja të pariparueshme në rrafshin diplomatik.

Grabovci e ka cilësuar kryeministrin Kurti si një mashtrues dhe kryeministër të dështuar në të gjitha sferat.

Ai po ashtu u ka bërë thirrje opozita që të unifikohet e të bashkëveprojë ndaj gabimeve të qeverisë.

Grabovci ka thënë se qeveria aktuale edhe në planin zhvillimor ekonomik të rregullimit të brendshëm, është një Qeveri që nuk identifikohet me asnjë vepër të krijuar.

“Do të kisha pas dëshirë me sinqeritetin më të madh t’i numërojë të arriturat sukseset e çdo qeverie sepse është interes i vendit tim, i popullit tim, i familjes sime paraprakisht i fëmijëve të mi, por fatkeqësisht realiteti na thotë të kundërtën. Për mendimin tim e kisha përshkrua me një fjali të vetme, se nuk meriton të merrem më shumë: ‘në historinë e shtetit të Kosovës do të mbetet Qeveria më e dështuar e mundshme në rrafshin diplomatik dhe pasojat që i ka shkaktuar vendit tonë janë të pariparueshme apo ndoshta do të na marrë kohë edhe shumë e shumë vite për tu rikthyer aty ku ishim”.

“Ndërsa në planin zhvillimor ekonomik të rregullimit të brendshëm është një Qeveri që nuk identifikohet me asnjë vepër të krijuar ndoshta dikush apo bashkëvendësit e mi do të më qortojnë se është një urë në fshatin tim që është disa metra që e ka përuruar kryeministri dhe krenohet me atë, por edhe ajo urë është gjysmake që nuk është në funksion pra nuk është në shërbim të qytetarëve të Kosovës”, ka thënë ai.

Të tjera

Lajme

E PA BESUESHME – Me çfarë kode komunikonin terroristët në Banjskë, si përfunduan në duart e Policisë së Kosovës disa prej tyre

Ndonëse një dron u kap nga njëri prej serbëve me uniformë të kamufluar ushtarake, vendndodhja e terroristëve në Banjskë, tashmë ishte zbuluar nga autoritetet e sigurisë të Republikës së Kosovës. Njëri nga pjestarët e grupit terrorist, duke kapur me dorë dronin inçizues Rreth orës 06:40 të mëngjesit në datën 24.09.2023, pajisjet elektronike të Policisë së […]

Lajme

Vetëm sot rreth 100 persona u konvertuan në fenë katolike, mes tyre edhe ish-rektori i Universitetit të Prishtinës

Vetëm gjatë ditës së sotme rreth 100 persona janë konveruqr në katolikë. Njëri nga ta, edhe profesori dhe ish-rektori i Universitetit të Prishtinë, Mujë Rugova.“Urimet më të përzemërta profesorit dhe ish-rektorit të universitetit të Prishtinës, z. Mujë Rugova! Profesor, Zoti iu bekoftë sëbashku me të gjithë ata e ato, që sot, më datë 11 shtator […]

Lajme

Dy kompani paguhen për ta kryer të njëjtën punë: Si po lobon Kosova në SHBA?

Dy kompanitë e kontraktuara për lobim në SHBA nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) e Kosovës kanë kontaktuar, në shumicën e rasteve, të njëjtët politikanë amerikanë për të diskutuar për çështjet e njëjta në po të njëjtat ditë. Avni Mustafaj – pronar i kompanisë Ambal LLC – dhe Afërdita Rakipi – pronare e kompanisë Afërdita […]