Getinjo për rastin në Podujevë: SHTETI ose KANUNI? Per momentin veç KANUNI

Vrasja e 18 vjeçarit nga Podujeva ka tronditur vendin. Pas publikimit të videos nga momenti kur shihen dy të rinj duke rrahur brutalisht 18 vjeçarin nga Podujeva i cili ndërroi jetë disa ditë pas ngjarjes, ka ngjallur shumë reagime.

Reperi i njohur, Getinjo ka reaguar ashpër në rrjetin social Instagram pas ngjarjes tragjike në Podujevë ku një 18 vjeçar u godit për vdekje nga dy persona.

Përmes një shkrimi ai tha se duhet të ekzistojë dënimi në mënyrë që të mbushemi mend.

Ai shkroi se gjërat nuk mund të rregullohen vetëm me shkrime dhe komente.

Postimi i plotë:

“Edhe sa vjet o jarana eh shoqe kan me na shku tu postu neper facebook saher te ndodh najsen e tmerrshme? Amo jena bo bajat bre tu filozofu neper facebook,athu a pe bojm per vemendje a qysh? Nuk zgjidhen senet me shkrime edhe komente oj shoqni.Duhet denimi me egzistu! Neve duhet me naj kall kryt denim nese don me na mush mend.Jam lodh me ksi raste bre kaja nanen,jena lodh si popull tu vajtu neper rrjete sociale!!! Njerezit po vdesin,po vjedhen.po torturohen,po dhunohen nonstop ashiqare! SHTETI ose KANUNI ?Per momentin veq KANUNI! Naten e mire Ngushllime familjes Fejzullahu,zoti ju forcofte”.

Të tjera

Lajme

E PA BESUESHME – Me çfarë kode komunikonin terroristët në Banjskë, si përfunduan në duart e Policisë së Kosovës disa prej tyre

Ndonëse një dron u kap nga njëri prej serbëve me uniformë të kamufluar ushtarake, vendndodhja e terroristëve në Banjskë, tashmë ishte zbuluar nga autoritetet e sigurisë të Republikës së Kosovës. Njëri nga pjestarët e grupit terrorist, duke kapur me dorë dronin inçizues Rreth orës 06:40 të mëngjesit në datën 24.09.2023, pajisjet elektronike të Policisë së […]

Lajme

Vetëm sot rreth 100 persona u konvertuan në fenë katolike, mes tyre edhe ish-rektori i Universitetit të Prishtinës

Vetëm gjatë ditës së sotme rreth 100 persona janë konveruqr në katolikë. Njëri nga ta, edhe profesori dhe ish-rektori i Universitetit të Prishtinë, Mujë Rugova.“Urimet më të përzemërta profesorit dhe ish-rektorit të universitetit të Prishtinës, z. Mujë Rugova! Profesor, Zoti iu bekoftë sëbashku me të gjithë ata e ato, që sot, më datë 11 shtator […]

Lajme

Dy kompani paguhen për ta kryer të njëjtën punë: Si po lobon Kosova në SHBA?

Dy kompanitë e kontraktuara për lobim në SHBA nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) e Kosovës kanë kontaktuar, në shumicën e rasteve, të njëjtët politikanë amerikanë për të diskutuar për çështjet e njëjta në po të njëjtat ditë. Avni Mustafaj – pronar i kompanisë Ambal LLC – dhe Afërdita Rakipi – pronare e kompanisë Afërdita […]