Familja e Liridona Murselit mban të pame, flet xhaxhai i saj

Ka folur për mediet, Mujë Ademaj, xhaxhai i së ndjerës, Liridona Murseli, e cila është vrarë të mërkurën në Prishtinë.

Duke ditur se Naim Murseli tashmë ka pranuar se ka porositur vrasjen e gruas së tij, Ademaj ka deklaruar se më herët s’kanë pasur ndonjë informatë që këta të dy kishin probleme mes vete, raporton teve1.info.

Kujtojmë se Prokuroria ka konfirmuar se në koordinim me Policinë e Kosovës, kanë arrestuar dy persona të dyshuar për këtë rast, ku njëri nga ta është Naim Murseli, bashkëshorti i së ndjerës dhe Granit Plava, i dyshuar që ka kryer vrasjen.

Murseli është arrestuar në dyshimin se ka paguar Plavën për vrasjen e bashkëshortes.

Derisa të mërkurën në mbrëmje, është arrestuar edhe një person lidhur me vrasjen, duke e quar në tre numrin e të arrestuarve.

Të tjera

Lajme

Këto televizione e transmetojnë ndeshjen e sontme – pa pagesë

  Kosova debuton në sezonin e ri të UEFA Nations League në shtëpi ndaj Rumanisë. Ndeshja zhvillohet sonte nga ora 20:45 dhe mund të ndiqet live në RTK, Klan Kosova, si dhe Super Sport Albania.   Ekipi i drejtuar nga Franco Foda, trajneri gjerman që do të debutojë në ndeshje zyrtare në stolin e kombëtares […]

Lajme

Publikohen pamjet nga Prishtina ku mbeti një i vrarë dhe pesë të plagosur

Prishtina u trondit sonte nga të shtënat me armë zjarri në lagjen Aktash. Një person mbeti i vrarë dhe tre të tjerë u plagosën rëndë në një konflikt që eskaloi dhe përfundoi tragjikisht. Siç mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali si pasojë e të shtënave një person ka vdekur. Gazeta Sinjali mëson ekskluzivisht se i trupi i […]

Lajme

Fotoja zbulon skandalin e rëndë! Edukatorja mban djalin e vogël autik mes këmbëve

Një mësuese e shkollës fillore në Florida është arrestuar pasi dyshohet se kishte mbajtur një fëmijë autik 3-vjeçar të shtrirë në tokë, duke i fiksuar i shtrënguar kokën me këmbët e saj, duke i bërë mësim. Vilma Otero, 59 vjeçe, është akuzuar për abuzim të fëmijëve pasi një paraedukatore dëshmoi incidentin në klasën e saj […]