E pazakontë: 22-vjeçari lëndohet rëndë pasi i plasi në dorë fisheku që gjeti në park

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur mbrëmë pas mesnate në Prishtinë, ku një person është dërguar me lëndime të rënda trupore në Emergjencën e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës për tretman mjekësor, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit brenda Emergjencës kanë bërë me dije se 22-vjeçari ka pësuar lëndime të rënda. Pas ekzaminimeve mjekësore, është konstatuar se i njëjti ka pësuar frakturë në një pjesë të dorës.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë marrë edhe dëshminë e viktimës.

Bazuar në dëshminë e tij, ai ka hasur në dy fishekë në parkun e Taukbahçes të cilët e i ka marrë me vete, por që sipas tij, njëri nga ta i ka plasur në dorë.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Lëndim i rëndë trupor’.

Të tjera

Lajme

E PA BESUESHME – Me çfarë kode komunikonin terroristët në Banjskë, si përfunduan në duart e Policisë së Kosovës disa prej tyre

Ndonëse një dron u kap nga njëri prej serbëve me uniformë të kamufluar ushtarake, vendndodhja e terroristëve në Banjskë, tashmë ishte zbuluar nga autoritetet e sigurisë të Republikës së Kosovës. Njëri nga pjestarët e grupit terrorist, duke kapur me dorë dronin inçizues Rreth orës 06:40 të mëngjesit në datën 24.09.2023, pajisjet elektronike të Policisë së […]

Lajme

Vetëm sot rreth 100 persona u konvertuan në fenë katolike, mes tyre edhe ish-rektori i Universitetit të Prishtinës

Vetëm gjatë ditës së sotme rreth 100 persona janë konveruqr në katolikë. Njëri nga ta, edhe profesori dhe ish-rektori i Universitetit të Prishtinë, Mujë Rugova.“Urimet më të përzemërta profesorit dhe ish-rektorit të universitetit të Prishtinës, z. Mujë Rugova! Profesor, Zoti iu bekoftë sëbashku me të gjithë ata e ato, që sot, më datë 11 shtator […]

Lajme

Dy kompani paguhen për ta kryer të njëjtën punë: Si po lobon Kosova në SHBA?

Dy kompanitë e kontraktuara për lobim në SHBA nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) e Kosovës kanë kontaktuar, në shumicën e rasteve, të njëjtët politikanë amerikanë për të diskutuar për çështjet e njëjta në po të njëjtat ditë. Avni Mustafaj – pronar i kompanisë Ambal LLC – dhe Afërdita Rakipi – pronare e kompanisë Afërdita […]