E padrejtë! Rritja e pagave në sektorin publik: Po rritet diferenca me sektorin privat nga 25% në 60%

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë përmes një reagim publik kanë shprehur shqetësimin e tyre për thellimin e diskriminimit të sektorit privat krahasuar me atë publik, ku parashihet të bëhet ngritja e pagave në sektorin publik me çka sipas tyre, po rritet diferenca me sektorin privat nga 25% në 60%.

Në njoftimin e bërë thuhet se “me Vendimin e fundit të marrë në mbledhjen e Qeverisë për paga, koeficienti nga njëqind e pesë (105) euro siҫ ishte për vitin 2023 pritet të kaloj në njëqind e dhjetë (110) euro në vitin 2024 për të punësuarit në sektorin publik që në numër janë rreth 83 mijë persona.

“Një praktikë e tillë është premtuar se do të vazhdoj të ndiqet edhe gjatë viteve në vazhdim. Sektori privat i cili është gjeneratori kryesor i ekonomisë së vendit e ku të punësuar janë mbi 300 mijë punëmarrës vazhdon të mbetet në një gjendje të rëndë. Për informim për vitin 2021 paga mesatare në sektorin privat ka qenë 490 euro, përderisa në sektorin publik për vitin 2021 ka qenë 612 euro, në vitin 2022 ishte 620 ndërkaq në vitin 2023është 730 euro, ndërsa për vitin 2024 pritet të jetë 780 euro, pra dallimi mes këtyre dy sektorëve po shkon vetëm duke u thelluar”, thuhet në reagim.

Tutje, në komunikatë thuhet se nga  25% diferenca po rritet në 60%.

“Nga popullsia në moshë pune, 61.4 % nuk janë ekonomikisht aktive ndërsa të punësuar sipas të dhënave të publikuara në Anketën e Fuqisë Punëtore për vitin 2022 nga Agjencia e Statistikave janë vetëm 403.813 persona apo 33.8%, ku shumica prej tyre janë të punësuar pikërisht në sektorin privat.

Andaj, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë kërkon nga Kryeministri dhe Qeveria e Kosovës, trajtimin me prioritet edhe të sektorit privat ashtu sikur që po trajtohet sektori publik, në mënyrë që të mos diskriminohen bizneset dhe njëkohësisht as të punësuarit e këtij sektori”.

“DHTIK po ashtu kërkon që të merren parasysh kërkesat e vazhdueshme të cilat kemi përcjellur tek Qeveria dhe Ministritë e që deri më tani fatkeqësisht kanë hasur në vesh të shurdhër, kërkesa këto konkrete në mesin e të cilave përfshihen ndryshimi i Ligjit të Punës përkatësisht Pushimit të Lehonisë, Ligjit për Procedurat Tatimore, krijimi i ofertës konkrete për Investiorët, krijimi i arkës “Patriot”, ndryshimi i Ligjit për Tregti të Brendshme, kërkesa e DHTIK që TVSH-ja të paguhet në inkasim dhe jo vetëm”.

Të tjera

Lajme

E PA BESUESHME – Me çfarë kode komunikonin terroristët në Banjskë, si përfunduan në duart e Policisë së Kosovës disa prej tyre

Ndonëse një dron u kap nga njëri prej serbëve me uniformë të kamufluar ushtarake, vendndodhja e terroristëve në Banjskë, tashmë ishte zbuluar nga autoritetet e sigurisë të Republikës së Kosovës. Njëri nga pjestarët e grupit terrorist, duke kapur me dorë dronin inçizues Rreth orës 06:40 të mëngjesit në datën 24.09.2023, pajisjet elektronike të Policisë së […]

Lajme

Vetëm sot rreth 100 persona u konvertuan në fenë katolike, mes tyre edhe ish-rektori i Universitetit të Prishtinës

Vetëm gjatë ditës së sotme rreth 100 persona janë konveruqr në katolikë. Njëri nga ta, edhe profesori dhe ish-rektori i Universitetit të Prishtinë, Mujë Rugova.“Urimet më të përzemërta profesorit dhe ish-rektorit të universitetit të Prishtinës, z. Mujë Rugova! Profesor, Zoti iu bekoftë sëbashku me të gjithë ata e ato, që sot, më datë 11 shtator […]

Lajme

Dy kompani paguhen për ta kryer të njëjtën punë: Si po lobon Kosova në SHBA?

Dy kompanitë e kontraktuara për lobim në SHBA nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) e Kosovës kanë kontaktuar, në shumicën e rasteve, të njëjtët politikanë amerikanë për të diskutuar për çështjet e njëjta në po të njëjtat ditë. Avni Mustafaj – pronar i kompanisë Ambal LLC – dhe Afërdita Rakipi – pronare e kompanisë Afërdita […]