E dhimbshme për familjen Krasniqi: Ky është 50-vjeçari që u gjet pa shenja jete

Gazeta Sinjali sot raportoi për një rast tragjik që ka ndodhur në Malishevë, ku në fshatin Tërpezë, në mes të rrugës është gjetur pa shenja jete një person. Rrethanat në të cilat ka vdekur viktima nuk dihen, por që Policia tashmë ka nisur hetimet.

 

Sinjali mëson se viktima është Hysen Krasniqi, 50-vjeçar.

 

Krasniqi u gjet i shtrirë në rrugë mëngjesin e sotëm dhe vdekja e tij u konfirmua nga ekipi mjekësor që intervenoi në vendin e ngjarjes.

 

 

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitë përkatëse të Policisë, ku kanë kryer ekzaminimet e nevojshme për të zbardhur atë që ka ndodhur.

 

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion dhe ka urdhëruar nisjen e hetimeve.

Të tjera

Lajme

Këto televizione e transmetojnë ndeshjen e sontme – pa pagesë

  Kosova debuton në sezonin e ri të UEFA Nations League në shtëpi ndaj Rumanisë. Ndeshja zhvillohet sonte nga ora 20:45 dhe mund të ndiqet live në RTK, Klan Kosova, si dhe Super Sport Albania.   Ekipi i drejtuar nga Franco Foda, trajneri gjerman që do të debutojë në ndeshje zyrtare në stolin e kombëtares […]

Lajme

Publikohen pamjet nga Prishtina ku mbeti një i vrarë dhe pesë të plagosur

Prishtina u trondit sonte nga të shtënat me armë zjarri në lagjen Aktash. Një person mbeti i vrarë dhe tre të tjerë u plagosën rëndë në një konflikt që eskaloi dhe përfundoi tragjikisht. Siç mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali si pasojë e të shtënave një person ka vdekur. Gazeta Sinjali mëson ekskluzivisht se i trupi i […]

Lajme

Fotoja zbulon skandalin e rëndë! Edukatorja mban djalin e vogël autik mes këmbëve

Një mësuese e shkollës fillore në Florida është arrestuar pasi dyshohet se kishte mbajtur një fëmijë autik 3-vjeçar të shtrirë në tokë, duke i fiksuar i shtrënguar kokën me këmbët e saj, duke i bërë mësim. Vilma Otero, 59 vjeçe, është akuzuar për abuzim të fëmijëve pasi një paraedukatore dëshmoi incidentin në klasën e saj […]