E dhimbshme: I tha jo propozimit, i fejuari e hodhi nga shkëmbi pas refuzimit

Kemi parë propozime që nuk kanë shkuar siç duhet, përshembull kur vajza thotë “Jo” dhe djali mërzitet. Por rasti i një çifti turk është shokues. Policia ka vënë në pranga Nizamettin Gursu muaj pasi e dashura e tij 39 vjeçare Yesim Demir ra në një humnerë në një qytet të Turqisë veriore më 6 Korrik. Asokohe u raportua si ngjarje aksidentale, por hetimet nxorrën në dritë të vërtetën e hidhur.

Policia zbuloi se unaza që Gursu supozohej t’i jepte Yesim-it ishte akoma në xhepin e tij brenda një kutie. Kjo përbënte kontradiktë me atë që i riu kishte deklaruar, pasi sipas tij e dashura i tha “Po” propozimit për martesë dhe më pas u rrëzua aksidentalisht nga maja e shkëmbit.

Nëse ajo do kishte thënë “Po”, unaza duhet të ishte në gishtin e saj…

Dyshimet u shtuan kur ata gjetën 100 metra poshtë shkëmbit copëza xhami dhe një pajisje muzikore të thyer. Mësohet se familjarët e 39 vjeçares kishin deklaruar më herët se Yesim vuante nga ankthi dhe kurrsesi nuk do i afrohej një humnere të tillë. Madje miq të saj thanë se ajo kishte planifikuar të ndahej nga Gursu.

Në kohën që Demir vdiq, Gursu luajti rolin e të fejuarit zemërthyer. Ai deklaroi në polici se kishte përgatitur skenën më romantike për dashurinë e tij, por pasi pinë alkool ajo humbi ekulibrin dhe ra poshtë. Sipas autoriteteve turke, e reja nuk vdiq në vendngjarje, por prej plagëve të marra ndërroi jetë në spital./tvklan.al

Të tjera

Lajme

E PA BESUESHME – Me çfarë kode komunikonin terroristët në Banjskë, si përfunduan në duart e Policisë së Kosovës disa prej tyre

Ndonëse një dron u kap nga njëri prej serbëve me uniformë të kamufluar ushtarake, vendndodhja e terroristëve në Banjskë, tashmë ishte zbuluar nga autoritetet e sigurisë të Republikës së Kosovës. Njëri nga pjestarët e grupit terrorist, duke kapur me dorë dronin inçizues Rreth orës 06:40 të mëngjesit në datën 24.09.2023, pajisjet elektronike të Policisë së […]

Lajme

Vetëm sot rreth 100 persona u konvertuan në fenë katolike, mes tyre edhe ish-rektori i Universitetit të Prishtinës

Vetëm gjatë ditës së sotme rreth 100 persona janë konveruqr në katolikë. Njëri nga ta, edhe profesori dhe ish-rektori i Universitetit të Prishtinë, Mujë Rugova.“Urimet më të përzemërta profesorit dhe ish-rektorit të universitetit të Prishtinës, z. Mujë Rugova! Profesor, Zoti iu bekoftë sëbashku me të gjithë ata e ato, që sot, më datë 11 shtator […]

Lajme

Dy kompani paguhen për ta kryer të njëjtën punë: Si po lobon Kosova në SHBA?

Dy kompanitë e kontraktuara për lobim në SHBA nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) e Kosovës kanë kontaktuar, në shumicën e rasteve, të njëjtët politikanë amerikanë për të diskutuar për çështjet e njëjta në po të njëjtat ditë. Avni Mustafaj – pronar i kompanisë Ambal LLC – dhe Afërdita Rakipi – pronare e kompanisë Afërdita […]