”Dashni dhe pabesi” përfundon rrugëtimin, vëllëzërit Loshi mes lotësh tregojnë si u ‘tradhtuan’

Në një zhvillim të papritur dhe zhgënjyes për adhuruesit e serialit të njohur “Dashni e Pabesi”, vëllezërit Loshi kanë ndarë lajmin se seriali ka përfunduar papritmas.

Në një intervistë në emisionin SOL, aktori Imer Loshi duke rrëfyer ekskluzisht ka shprehur kritika të ashpra ndaj producentit për këtë vendim të njëanshëm, transmeton klankosova.tv.

“Meqë erdhëm këtu, do doja ta ndaj një lajm jo të mirë, sepse seriali ”Dashni dhe Pabesi” ka përfunduar me episodin e 68-të. Vendimin e ka marrë producenti. Vendimin e ka marrë njëanshëm sepse nuk kemi qenë të njoftuar, unë të paktën si skenarist nuk kam qenë i njoftuar”, tha Loshi, duke potencuar se ai dhe ekipi i tij ishin të përgatitur për të vazhduar me të paktën dy episode të tjera këtë sezon, me plane për të rifilluar në shtator.

Loshi gjithashtu shprehu zhgënjimin e tij të thellë për përfundimin e papritur të serialit, duke theksuar se historia meritonte një përfundim më të mirë.

“Jam i zhgënjyer në këtë rast dhe jam i dëshpëruar bukur shumë sepse do të doja të paktën ta jap një përfundim më të mirë. E ka merituar ky serial një përfundim më të mirë”, u shpreh ai me keqardhje.

I pyetur nga nikoqirja Adelina Hasani nëse ka pasur ndonjë mosmarrëveshje paraprake me producentin, Loshi mohoi këtë dhe shtoi se ai kishte marrë mijëra mesazhe nga fansat që kërkonin të dinin nëse seriali do të vazhdonte në shtator.

“Unë personalisht jo. Edhe gjatë kësaj kohe kam marrë me mijëra e mijëra mesazhe të cilat… sepse pak a shumë publiku e nuhatë, dhe më kanë pyetur: A vazhdon në shtator? Nuk i jam përgjigjur askujt sepse desha ta ndajë me publikun në emisionin e juaj”, tha ai në SOL.

Kjo deklaratë ka nxitur shumë reagime në rrjetet sociale, ndërsa mbetet për t’u parë nëse producenti do të japë një shpjegim më të hollësishëm për këtë vendim të papritur.

Të tjera

Gjithçka

Starlinku i Muskut lidh fisin e izoluar me internet e pornografi

Ndërsa aksesi në internet ka padyshim përfitimet e veta, një fis i largët amazonian ka filluar të mësohet për disa nga anët negative të përdorimit të tij. Sipas Kombeve të Bashkuara, mbi 476 milionë njerëz indigjenë jetojnë në 90 vende të botës. Në shtator të vitit të kaluar, njerëzit Marubo – kasollet e të cilëve […]

Gjithçka

Tre vëllezërit, dy anash jetojnë në Zvicër, ky i mesit në Kosovë

Një fotografi është bërë virale kohët e fundit në internet me titullin “Tre vëllezërit, dy anash jetojnë në Zvicër, ky i mesit në Kosovë”. Sado që përahkrimi duket qesharak,  marrë parasysh situatën ekonomike në të cilën ndodhemi edhe mund të jetë e vërtetë. Cili është mendimi juaj për këtë foto  

Gjithçka

Nga ky vendbanim shqiptar është i dashuri Edona James

Ish-banorja e njohur e Big Brother VIP Kosova, Edona James, ka ndarë një pjesë emocionuese të jetës së saj personale me publikun. Transgjinorja ka zbuluar se është aktualisht në një lidhje të re dhe shumë të rëndësishme për të, duke e bërë këtë të ditur gjatë një interviste në një emision televiziv. Edona konfirmoi lajmin […]