Burri nga Ferizaj raporton se i ka humbur gruaja, ajo ia lë një mesazh: Bë çfarë të duash, mos më pritni

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen të zhdukur. Të shqetësuar për fatin e tyre, ata raportojnë rastet në Polici, me shpresën se do të marrin informacione për vendndodhjen e tyre, raporton Gazeta Sinjali.

 

Që pesë ditë, e zhdukur po rezulton edhe një grua 30-vjeçare nga Ferizaj, rast ky që u raportua nga bashkëshorti i saj, i cili ka kërkuar ndihmën e Policisë.

 

Sinjali mëson se bazuar në dëshminë e burrit, ajo ka dalë nga shtëpia që nga 4 janari dhe nuk ka asnjë informacion për vendndodhjen e saj.

Sipas informacioneve të para, pasi u zhduk, gruaja ia ka lënë një mesazh burrit, duke i thënë “Bë çfarë të duash, mos më pritni”, thonë të njëjtat burime.

 

Si rezultat i denoncimit, njësitet policore tashmë janë aktivizuar për gjetjen e 30-vjeçares, por e njëjta akoma nuk është hasur.

Të tjera

Lajme

Këto televizione e transmetojnë ndeshjen e sontme – pa pagesë

  Kosova debuton në sezonin e ri të UEFA Nations League në shtëpi ndaj Rumanisë. Ndeshja zhvillohet sonte nga ora 20:45 dhe mund të ndiqet live në RTK, Klan Kosova, si dhe Super Sport Albania.   Ekipi i drejtuar nga Franco Foda, trajneri gjerman që do të debutojë në ndeshje zyrtare në stolin e kombëtares […]

Lajme

Publikohen pamjet nga Prishtina ku mbeti një i vrarë dhe pesë të plagosur

Prishtina u trondit sonte nga të shtënat me armë zjarri në lagjen Aktash. Një person mbeti i vrarë dhe tre të tjerë u plagosën rëndë në një konflikt që eskaloi dhe përfundoi tragjikisht. Siç mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali si pasojë e të shtënave një person ka vdekur. Gazeta Sinjali mëson ekskluzivisht se i trupi i […]

Lajme

Fotoja zbulon skandalin e rëndë! Edukatorja mban djalin e vogël autik mes këmbëve

Një mësuese e shkollës fillore në Florida është arrestuar pasi dyshohet se kishte mbajtur një fëmijë autik 3-vjeçar të shtrirë në tokë, duke i fiksuar i shtrënguar kokën me këmbët e saj, duke i bërë mësim. Vilma Otero, 59 vjeçe, është akuzuar për abuzim të fëmijëve pasi një paraedukatore dëshmoi incidentin në klasën e saj […]