Befason Gëzim Kelmendi, ja si i komenton deklarimet e Shefqet Krasniqit për Shkurte Fejzën

Kryetari i Partisë Fjala, Gëzim Kelmendi, ka folur rreth deklaratës të hoxhës Shefqet Krasniqi, për këngëtarën Shkurtë Fejza.

Kelmendi në emisionin Kosova Today, në Klan Kosova tha se Krasniqi e “paska lavdëruar Fejzën”.

“Unë këtu me sa kuptova, doktor Shefqet Krasniqi, e paska lavdëru dhe paska fol mirë për Shkurten, nuk po shoh asnjë arsye që dikush me dal në mbrojtje të Shkurtës. Ky paska thënë që kjo është e mirë, i paska tekstet e mira, por nuk është fetare sa duhet”, tha Kelmendi në Klan Kosova.

Ai theksoi se ka parë reagime të shumta në mbrojtjë të këngëtares.

“Unë veç një gjë e di që këto ditë sikurse qytetar i Kosovës që jam. Hera e parë që po e dëgjoj këtë video për hir të korrektësisë. Kam qenë i bombarduar nga këto reagimet dhe lajmet në mbrojtje të Shkurtes, nga kolegët e saj, estrada kosovare dhe opnionistët e tjerë”, tha ai.
Ndiqeni videon nga minuta 45

Të tjera

Lajme

LAJM I FUNDIT! Ndërron jetë në moshën 44-vjeçare ish-deputeti i Partisë Demokratike, Gerti Bogdani

Ndërron jetë në moshën 44-vjeçare ish-deputeti i Partisë Demokratike, Gerti Bogdani. Sipas informacioneve, shkak i vdekjes është arresti kardiak. Ai ishte gjithashtu kryetar i Unionit Ndërkombëtar të Rinjve Demokratë. Kush ishte Gerti Bogdani? Pasi mbaroi shkollën e mesme “Harry Fultz”, me rezultate të shkëlqyera dhe ‘Medalje Ari’, Gerti Bogdani vijoi studimet e larta në Universitetin […]

Lajme

E PA BESUESHME – Me çfarë kode komunikonin terroristët në Banjskë, si përfunduan në duart e Policisë së Kosovës disa prej tyre

Ndonëse një dron u kap nga njëri prej serbëve me uniformë të kamufluar ushtarake, vendndodhja e terroristëve në Banjskë, tashmë ishte zbuluar nga autoritetet e sigurisë të Republikës së Kosovës. Njëri nga pjestarët e grupit terrorist, duke kapur me dorë dronin inçizues Rreth orës 06:40 të mëngjesit në datën 24.09.2023, pajisjet elektronike të Policisë së […]

Lajme

Vetëm sot rreth 100 persona u konvertuan në fenë katolike, mes tyre edhe ish-rektori i Universitetit të Prishtinës

Vetëm gjatë ditës së sotme rreth 100 persona janë konveruqr në katolikë. Njëri nga ta, edhe profesori dhe ish-rektori i Universitetit të Prishtinë, Mujë Rugova.“Urimet më të përzemërta profesorit dhe ish-rektorit të universitetit të Prishtinës, z. Mujë Rugova! Profesor, Zoti iu bekoftë sëbashku me të gjithë ata e ato, që sot, më datë 11 shtator […]