Baton Haxhiu: Vëllezërit Dehari s’janë dëshmorë, s’meritojnë përkujtime solemne nga Qeveria

Publicisti dhe gazetari Baton Haxhiu ka shkruar për dy vëllezërit Dehari, Arbnorin dhe Astritin. Haxhiu ka thënë se ata s’janë dëshmorë të kombit dhe se s’meritojnë as përkujtime nga Qeveria e as emra rrugësh në Prishtinë.

 

Në një shkrim autorial të publikuar në “Albanian Post”, Haxhiu ka shkruar se ata janë thjeshtë dy vëllezër fatkeq që kanë zgjedhur t’i japin fund jetës së tyre në mënyrën më mizore.

“Arbnor dhe Astrit Dehari nuk janë dëshmorë të kombit. Nuk janë as martirët e fundit në historinë e këtij vendi. Nuk janë as simbole të ndërgjegjes qytetare në Kosovë. Ata nuk meritojnë as përkujtime solemne nga ana e Qeverisë, as grafite nëpër muret e disa prej qyteteve të Kosovës dhe Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut, as emra rrugësh në Prishtinë. Ata janë thjeshtë dy vëllezër fatkeq të cilët për problemet e tyre familjare kanë zgjedhur t’i japin fund jetës së tyre, në mënyrën më mizore”, ka shkruar Haxhiu./ Sinjali

 

Të tjera

Lajme

Këto televizione e transmetojnë ndeshjen e sontme – pa pagesë

  Kosova debuton në sezonin e ri të UEFA Nations League në shtëpi ndaj Rumanisë. Ndeshja zhvillohet sonte nga ora 20:45 dhe mund të ndiqet live në RTK, Klan Kosova, si dhe Super Sport Albania.   Ekipi i drejtuar nga Franco Foda, trajneri gjerman që do të debutojë në ndeshje zyrtare në stolin e kombëtares […]

Lajme

Publikohen pamjet nga Prishtina ku mbeti një i vrarë dhe pesë të plagosur

Prishtina u trondit sonte nga të shtënat me armë zjarri në lagjen Aktash. Një person mbeti i vrarë dhe tre të tjerë u plagosën rëndë në një konflikt që eskaloi dhe përfundoi tragjikisht. Siç mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali si pasojë e të shtënave një person ka vdekur. Gazeta Sinjali mëson ekskluzivisht se i trupi i […]

Lajme

Fotoja zbulon skandalin e rëndë! Edukatorja mban djalin e vogël autik mes këmbëve

Një mësuese e shkollës fillore në Florida është arrestuar pasi dyshohet se kishte mbajtur një fëmijë autik 3-vjeçar të shtrirë në tokë, duke i fiksuar i shtrënguar kokën me këmbët e saj, duke i bërë mësim. Vilma Otero, 59 vjeçe, është akuzuar për abuzim të fëmijëve pasi një paraedukatore dëshmoi incidentin në klasën e saj […]