Bastisje në shtëpinë e të dyshuarit të katërt për vrasjen e Liridonës, zbulohet çka u gjet

foto ilustruese

Në vazhdën e zhvillimit të hetimeve për rastin e vrasjes së rëndë të 30-vjeçares, Liridona Ademaj, Policia e Kosovës në koordinim me Prokurorinë dhe me urdhër të Gjykatës, ka kryer sot një aksion policor në fshatin Novosellë të Gjakovës, me ç’rast ka arrestuar edhe të dyshuarin e katërt, Tomë Dodaj, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se gjatë kontrollit të shtëpisë së Dodajt, Policia ka gjetur dhe sekuestruar një armë të gjatë.

49-vjeçari është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar nga organet e hetuesisë.

Dodaj dyshohet se ka furnizuar me armën e krimit dy të dyshuarit tjerë, Naim Murselin dhe Granit Plavën.

Ndryshe, mbrëmjen e 29 nëntorit, i gjithë vendi u trondit nga ngjarja makabre ku viktimë ishte 30-vjeçarja, Liridona Ademaj.

Rasti fillimisht u cilësua ‘Grabitje e armatosur me pasojë vdekjen’, pasi të dyshuarit, Granit Plava, Kushtrim Kokalla dhe bashkëshorti i së ndjerës, Naim Murseli, kishin inskenuar ngjarjen që të paraqitet si grabitje e armatosur.

Të dyshuarit janë dërguar në paraburgim për 30 ditë në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz.

Naim Murseli ngarkohet me veprën penale ‘Vrasje e rëndë në bashkëkryerje’.

Granit Plava ngarkohet me veprat penale ‘Vrasje e rëndë’ dhe ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës’.

Kushtrim Kokalla ngarkohet me veprën penale ‘Marrëveshje për të kryer veprën penale ‘Vrasje e rëndë’’.

Trupi i të ndjerës, Liridona Ademaj, të hënën u zhvarros nga varrezat e fshatit Cërmjan, për t’u përcjellë në banesën e fundit në fshatin e saj të lindjes, në Rracaj të Gjakovës.

Kjo vrasje e rëndë ka tronditur qytetarët, shoqërinë civile dhe akterët e fushës së politikës, të cilët kanë reaguar ashpër duke kërkuar dënim maksimal për kryesit e veprës. / Gazeta Sinjai

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Të tjera

Lajme

E PA BESUESHME – Me çfarë kode komunikonin terroristët në Banjskë, si përfunduan në duart e Policisë së Kosovës disa prej tyre

Ndonëse një dron u kap nga njëri prej serbëve me uniformë të kamufluar ushtarake, vendndodhja e terroristëve në Banjskë, tashmë ishte zbuluar nga autoritetet e sigurisë të Republikës së Kosovës. Njëri nga pjestarët e grupit terrorist, duke kapur me dorë dronin inçizues Rreth orës 06:40 të mëngjesit në datën 24.09.2023, pajisjet elektronike të Policisë së […]

Lajme

Vetëm sot rreth 100 persona u konvertuan në fenë katolike, mes tyre edhe ish-rektori i Universitetit të Prishtinës

Vetëm gjatë ditës së sotme rreth 100 persona janë konveruqr në katolikë. Njëri nga ta, edhe profesori dhe ish-rektori i Universitetit të Prishtinë, Mujë Rugova.“Urimet më të përzemërta profesorit dhe ish-rektorit të universitetit të Prishtinës, z. Mujë Rugova! Profesor, Zoti iu bekoftë sëbashku me të gjithë ata e ato, që sot, më datë 11 shtator […]

Lajme

Dy kompani paguhen për ta kryer të njëjtën punë: Si po lobon Kosova në SHBA?

Dy kompanitë e kontraktuara për lobim në SHBA nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) e Kosovës kanë kontaktuar, në shumicën e rasteve, të njëjtët politikanë amerikanë për të diskutuar për çështjet e njëjta në po të njëjtat ditë. Avni Mustafaj – pronar i kompanisë Ambal LLC – dhe Afërdita Rakipi – pronare e kompanisë Afërdita […]