Publicisti, Halil Matoshi ka deklaruar që për veriun e Kosovës, askush nuk e pyet kryeministrin Kurti dhe presidenten Osmani.
“Amerika dhe Evropa vendosin vetë për veriun e Kosovës, ata nuk e pyesin asnjërin. Kosova është desovranizu. Duke tentu me rritë sovranitetin e kemi desovranizu vendin”, ka thënë Matoshi.
Ai tutje ka thënë se takimi i presidentes me partitë opozitare është kot dhe se Kosova është rikthyer në rezolutën 1244.
“Asnjë zyrtar ndërkombëtar në 6 vitet e fundit nuk e ka përmend rezulutën 1244, kurse tash po”, ka thënë Matoshi në emisionin “Politiko me Kushtrim Sadikun”.
Matoshi tha po ashtu se Kosova në aspektin e sigurisë është e qeverisur nga NATO-ja dhe KFOR-i. /Gazeta10/