A iu mjaftojnë pagat e Kosovës për ta shëtitur Evropën, qytetarët: As deri në Prishtinë s’del, se jo në Evropë

Qysh nga 1 janari i vitit 2024, qytetarët e Kosovës ‘prekën ëndrrën’ për të udhëtuar lirshëm në zonën Schengen. Ky udhëtim bart me vete disa rregulla që qytetarët e vendit duhet t’i dinë e t’i respektojnë, pasi Komisioni Evropian parasheh monitorimin e lëvizjes së lirë, e madje në rast të keqpërdorimit liberalizimi mund të pezullohet, raporton Gazeta Sinjali.

 

Për të plotësuar rregullat e heqjes së vizave, ndër tjera, duhet edhe posedimi i një dëshmie të mjeteve të mjaftueshme financiare për qëndrim gjatë afatit kohor të parashikuar nga udhëtari.

 

Me këtë rast, Gazeta Sinjali sot adresoi një pyetje te lexuesit e vet, rreth përballueshmerisë së udhëtimeve jashtë vendit, marr parasysh pagat mujore të tyre.

 

Shumë nga ta u shprehen se pagesa e ulët e punës mbi 20 ditore në muaj nuk iu mjafton për ta shijuar së paku një udhëtim, madje të njëjtit për ta përshkruar gjendjen e rëndë ekonomike të tyre morën shembuj si në vijim:

 

 

“Deri n’Prizren nuk munesh me dal”, “Po mjafton me shëtit komunën ku jeton”, “Deri n’Suharekë sun shkojsh”, “Po mjafton deri ne prishtine kthyse “, “Deri n’airoport s’mun shkon me rroge t’Kosoves”, “po qysh jo ma larg se dej Ferizaj smun shkon”, “mjafton per bilete nje drejtimeshe….”, “Jo, rrofshin familjarët, sa për pagë kurre nuk e kishim pa europën me sy!”.

 

Ishin këto vetëm disa nga mbi 500 përgjigjet e tyre, megjithatë pati lexues që u shprehën të kënaqur me pagat, duke treguar se me to mund të kalojnë disa ditë në Evropë.

Të tjera

Lajme

E PA BESUESHME – Me çfarë kode komunikonin terroristët në Banjskë, si përfunduan në duart e Policisë së Kosovës disa prej tyre

Ndonëse një dron u kap nga njëri prej serbëve me uniformë të kamufluar ushtarake, vendndodhja e terroristëve në Banjskë, tashmë ishte zbuluar nga autoritetet e sigurisë të Republikës së Kosovës. Njëri nga pjestarët e grupit terrorist, duke kapur me dorë dronin inçizues Rreth orës 06:40 të mëngjesit në datën 24.09.2023, pajisjet elektronike të Policisë së […]

Lajme

Vetëm sot rreth 100 persona u konvertuan në fenë katolike, mes tyre edhe ish-rektori i Universitetit të Prishtinës

Vetëm gjatë ditës së sotme rreth 100 persona janë konveruqr në katolikë. Njëri nga ta, edhe profesori dhe ish-rektori i Universitetit të Prishtinë, Mujë Rugova.“Urimet më të përzemërta profesorit dhe ish-rektorit të universitetit të Prishtinës, z. Mujë Rugova! Profesor, Zoti iu bekoftë sëbashku me të gjithë ata e ato, që sot, më datë 11 shtator […]

Lajme

Dy kompani paguhen për ta kryer të njëjtën punë: Si po lobon Kosova në SHBA?

Dy kompanitë e kontraktuara për lobim në SHBA nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) e Kosovës kanë kontaktuar, në shumicën e rasteve, të njëjtët politikanë amerikanë për të diskutuar për çështjet e njëjta në po të njëjtat ditë. Avni Mustafaj – pronar i kompanisë Ambal LLC – dhe Afërdita Rakipi – pronare e kompanisë Afërdita […]